Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi ka thënë se punëtorët e sektorit privat po kalojnë nja fazë të dytë të pandemisë.
“Një pandemi të tillë punëtorët e sektorit privat e kanë pasur edhe para marsit pasi pagën minimale e kanë pasur 130 e 170 euro”, ka deklaruar Azemi në RTV Dukagjini.
Azemi ka kritikuar edhe institucionet shtetërore përfshirë qeverinë e parlamentin pasi sipas tij ende nuk e kanë mbaruar pakon emergjente.
“Derisa shtetet tjera kanë filluar fazën e dytë e tretë ne ende jemi në fazën e pakos emergjente”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës thotë se për fat të keq një pjesë e madhe e parave të pakos emergjente janë keqpërdoruar nga pronarë të kompanive dhe sipas tij ato nuk kanë shkuar në xhepin e punëtorëve.
Azemi thotë se shteti nuk i ka kryer detyrat e veta në raport me mbështetjen e bizneseve e rrjedhimisht edhe punëtorëve.
“Jo një muaj por një sekondë vonës është shumë. Të lihen bizneset dhe punëtorët në këtë gjendje është veprim e tmerrshëm”.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës thotë se për fat të keq shtatori do të fillojë me shumë më pak vende të punës në Kosovë.
“Ne mendojmë se fillimi i muajit shtator do të na gjej me minus 60 mijë vende të punës. Dikush mund të thotë se nuk qëndrojnë këto shifra, por ne kemi punëtorë me kontrata e pa kontrata. Kemi një largim masiv të punëtorëve nga çerdhet private. Largim masiv tek prodhuesit e mishit./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBesim Ramadani, personazh inspirues dhe shembull që duhet ndjekur
Investimet nga diaspora, Lazim Destani: Duhet të punojmë bashkë që të arrijmë suksese
Shkenca e të Dhënave - Kombinim i Statistikës, Programimit dhe Biznesit
Matematikë e thjeshtë, Nissan X-Trail i ri “00” - Auto Mita
LISTA
Sa kushton Kontrata Kolektive?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre
“Vuçiq paguan paraprakisht në rast të fitores së Trumpit”, mediat botërore shkruajnë se si dhëndrit të ish-presidentit amerikan iu shit ndërtesa e Shtabit të Ushtrisë Serbe
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore