LAJMI I FUNDIT:

Man City ka gati ofertën për Barcelonën, ofron tre lojtarë për Messin

Man City ka gati ofertën për Barcelonën, ofron tre lojtarë për Messin

Manchester City do të përfshijë sulmuesin Gabriel Jesus si pjesë e një marrëveshje të guximshme shkëmbimi prej tre lojtarësh për të rrëmbyer kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi.

Messi, 33 vjeç, shokoi të gjithë botën e futbollit të martën, pasi njoftoi klubin e tij spanjoll se e ardhmja e tij nuk shihet më në Camp Nou .


Dhe City është shfaqur si favorit kryesorë për të siguruar shërbimet e superyllit argjentinas dhe ribashkimin e tij me ish-menaxherin e Barcelonës, Pep Guardiola.

City i gatshëm të heq dorë nga Gabriel Jesus nëse transferojnë Messin
Lexo po ashtu City i gatshëm të heq dorë nga Gabriel Jesus nëse transferojnë Messin

Skuadra nga Liga Premier pritet të përballet me rezistencë të madhe nga Barca, e cila nuk e ka ndërmend të lejojë Messin të braktisë klubin.

Sipas gazetës spanjolle Sport, City do të shtyjë përpara interesimin e tyre për Messin duke ofruar tre lojtarë te Barcelona për yllin argjentinas.

Jesusi, 23 vjeç, është shfaqur si një objektiv i mundshëm për Barcelonën ndërsa Ronald Koeman përgatitet të nënshkruajë me një sulmues të ri, pasi as Luis Suarez nuk shihet si pjesë e skuadrës së tij.

Eric Garcia, i cili ka dalë nga akademia e famshme e La Masias së Barcelonës, është një tjetër lojtar që City do të përfshijë në marrëveshje së bashku me Jesusin.

Mbrojtësi i majtë i Cityt, Angelino, i cili bëri përshtypje gjatë huazimit të tij në RB Leipzig sezonin e kaluar, do të plotësonte paketën prej tre lojtarësh që klubi anglez do t’i ofronte Barcelonës.

Kështu mund të duket formacioni i Cityt me Messin në krye të skuadrës
Lexo po ashtu Kështu mund të duket formacioni i Cityt me Messin në krye të skuadrës

Gazeta Sport shtoi se Messi mund të thyente rekordin e shifrës së transferimeve nëse Barcelona vendos ta shesë gjashtë herë fituesin e Topit të Artë këtë verë.

Sidoqoftë, gazeta raporton se marrëveshja e shkëmbimit të City do t’i ndihmonte ata të ulnin ndjeshëm çmimin e kërkuar për kapitenin e Argjentinës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare

"Milionerët" shkelin projektin miliardësh të PSG-së: Dortmundi kalon në finalen e Championsit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori