Pse Interi ka përparësi ndaj PSG-së, Cityt dhe Unitedit, për nënshkrimin e Messit
Interi ka përparësi ndaj Paris Saint-Germainit, Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, në garën për transferimin e Lionel Messit – raporton Mundo Deportivo.
Superylli katalunas i ka dërguar faks klubit duke kërkuar ndërprerjen e kontratës, ndërkohë që Blaugranët konsiderojnë se klauzola për ta bërë këtë ka skaduar.
Në rast të largimit të 33-vjeçarit, janë një numër i vogël klubesh që mund ta përballojnë transferimin e tij, ndërsa sipas gazetës spanjolle, Nerazzurrët kanë përparësi për shkak të ligjeve tatimore.
“Interi ka një avantazh të pastër ndaj PSG-së, Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit, për shkak të ligjeve italiane për tatimet. Interi mund të operojë shumë më lehtë me procesin e transferimit dhe Leo do të duhej të paguante më pak tatime sesa në Spanjë apo Angli”, ka shkruar autori i Mundo Deportivo, Francesc Aguilar, në Twitter.
Kujtojmë që në vitin 2016, argjentinasi ishte përfshirë në një skandal të mashtrimit me tatime, ku bënte pjesë edhe babai i tij, Jorge. Ky i fundit, para disa muajsh bleu një apartament luksoz në Milano, ndërsa Gazzetta dello Sport spekuloi se djali i tij do ta ndiqte pas.
Pikërisht, ligjet për tatimet janë përmendur edhe si arsye e largimit të Cristiano Ronaldos nga Real Madridi drejt Juventusit në vitin 2018. /Telegrafi/
Mendoni që transferimi te Interi do të ishte zgjedhja e duhur për Leo Messin? Shprehuni në hapësirën për komente.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMes zërave për largim, Lille ia cakton çmimin Edon Zhegrovës
Jorge Mendes i ofron Barcelonës ish-yllin e Real Madridit
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Bayern Munich kompleton transferimin e yllit gjerman – ai do iu bashkohet në verë
Hansi Flick ‘ëndërron’ transferimin e yllit të Bayern Munich në verë
Gjykata Themelore në Prishtinë e dënon trajnerin Tahir Batatina për kanosje ndaj gjyqtarit Genc Nuza
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Laerti me deklaratë të rëndë për Gjestin: Dikush duhet të çohet ta vrasë
Ramaswamy largohet nga DOGE që do ta drejtojë Musk
Fillon parada në nder të presidentit të ri
Stresi rikthehet në Big Brother VIP Kosova, refuzon t’ia jap dorën Vullnetit
Momenti kur Xum Allushi shan Gjestin në Big Brother VIP Albania 4
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë