LAJMI I FUNDIT:

Kryeministrja finlandeze synon të shkurtoj orarin e punës, kërkon që të punësuarit të punojnë nga gjashtë orë në ditë

Kryeministrja finlandeze synon të shkurtoj orarin e punës, kërkon që të punësuarit të punojnë nga gjashtë orë në ditë

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin ka bërë thirrje që të shkurtohet orari i punës nga tetë orë në gjashtë, duke qenë e bindur se kjo do të shpërblehet me rritje të produktivitetit, shkruan New York Times.

Sanna Marin filloi idenë për orarin prej gjashtë orëve para se të bëhej kryeministre, ndërsa tani do t’i duhet t’i bindë katër partitë që janë në koalicion dhe qeverisin me vendin para se të fillojë rrugëtimin ligjor për shkurtimin e orarit të punës, në veçanti tani që pandemia e COVID-19 ua ka vështirësuar jetën qytetarëve, transmeton Telegrafi.


“Duhet ta kemi një vizion të qartë dhe duhet të ndërmarrin hapat konkret që Finlanda të fillojë me orar të shkurtuar të punës, ku të punësuarit në Finlandë të kenë një jetë më të mirë në punë”, ka deklaruar 34-vjeçarja.

Sanna Marin është një nga liderët më të reja në botë, që ka ardhur në krye të shtetit të Finlandës në dhjetor të vitit të kaluar. Ajo është e bindur se shkurtimi i orarit të punës do të mund të rrit produktivitetin, dhe nuk do të paraqiste ndonjë problem sa i përket financave publike.

“Pasurinë që e bart rritja e produktiviteti në punë nuk duhet të ndahet vetëm mes pronarëve dhe investitorëve, por edhe me punonjësit”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

shkruan New York Times.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Kalo në kategori