LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane: Vedat Muriqi afër zyrtarizimit, Lazio përfshinë edhe lojtar në ofertë

Mediat italiane: Vedat Muriqi afër zyrtarizimit, Lazio përfshinë edhe lojtar në ofertë

Lazio thuhet se është afër nënshkrimit të sulmuesit të Fenerbahce, Vedat Muriqi për 14 milionë euro plus bonuse, ndërsa Bastos do të lëviz në drejtim të kundërt.

Muriqi ka shkëlqyer në sezonin e fundit me klubin e madh turk, duke shënuar 17 gola dhe dhuruar 7 asistime në të gjitha garat.

Forma e tij e mirë dhe dominimi në qendër të sulmit ka bërë që ylli prizrenas të pëlqehet shumë nga klube të njohura evropiane.


Megjithatë, e ardhmja e tij pritet të jetë në Serie A, ku Lazio është afër të mbyll transferimin e djaloshit nga Kosova.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Muriqi është afër një transferimi në Olimpico dhe se Lazio është duke përfunduar marrëveshjen prej 14 milionë euro plus dy milionë bonuse.

Përveç kësaj, klubi italian është gati të përfshijë edhe një lojtar për të lehtësuar marrëveshjen.

Qendërmbrojtësi Bastos thuhet se është përfshirë në marrëveshje për të bindur gjigantët turq që ta lënë golashënuesit e tyre kryesorë të largohet këtë verë.

TMW shton se Muriqi do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me dy milion euro në sezon dhe Lazio shpreson ta ketë atë në skuadrën e tyre deri të dielën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

U la jashtë listës për Topin e Artë, ylli i Real Madridit reagon pas mospërfilljes

La Liga

"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar

La Liga
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi

Premier League
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë

Ndërkombëtare
Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

Pasoja për Viniciusin pas deklaratës së fundit, paralajmërohet largim nga Spanja

La Liga
Kalo në kategori