LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, Lidhja e shoqatave të pacientëve me diabet kërkon përpilim të regjistrit kombëtar të diabetikëve

Maqedoni, Lidhja e shoqatave të pacientëve me diabet kërkon përpilim të regjistrit kombëtar të diabetikëve

Lidhja e Shoqatave të diabetikëve në Maqedoni dërgoi kërkesë te Ministria e Shëndetësisë për miratimin e një plani kombëtar për parandalim nga diabeti 2020-2030 dhe përpilim të regjistrit kombëtar për personat me diabet, me qëllim , siç theksojnë, të përmirësimit të kujdesit mjekësor të pacientëve me diabet melitus, duke e marrë parasysh realitetin e ri të shkaktuar me virusin Kovid-19.

“Të udhëhequr nga nevoja për evidentim të mirë dhe kontroll të situatës momentale, shteti duhet ta krijojë këtë regjistër kombëtar me numër të saktë të personave me diabet, sipas tipit të diabetit, moshës, gjinisë, vendit të jetesës
etj. Regjistri i arritshëm transparent do të jetë themel serioz që të përpunohet strategjia kombëtare për ballafaqim me diabetin. Përpilimi i kësaj strategjie kombëtare konsiderojmë se duhet të shpërndahet në opinionin profesional dhe në krijimin e së njëjtës të përfshihemi edhe ne si lidhje kombëtare”, citojnë në kërkesën e Lidhjes së shoqatave.

Njëherit, kërkojnë edhe organizim të kampeve edukative për fëmijë dhe adoleshentë me diabet me ç’rast edukimi për diabet të vendoset në majën e  veprimeve prioritare të të gjithë faktorëve për parandalim dhe ballafaqim me diabetin, të udhëhequr nga Komisioni kombëtar për diabet dhe Ministria e Shëndetësisë. Me organizimin e këtyre kampeve edukative te këto dy grupe të pacientëve, të cilët janë veçanërisht kategori e ndjeshme e pacientëve, presin që të njëjtëve t’u ndihmohet më lehtë ta pranojnë gjendjen e tyre shëndetësore dhe me atë të arrijnë kontroll të mirë të diabetit, si dhe të mësojnë se si të arrijnë mbrojtje personale të sigurt nga Kovid-19.


Mes kërkesave janë edhe furnizimi i terapive të arritshme më moderne GLP-1, terapi agoniste dhe tabletash, dhe se në realizimin e tenderit të ardhshëm, citojnë, presin, në pajtim me ligjin për ilaçe, të gjitha kërkesat ligjore në pjesën
e cilësisë të ndiqen.

Në trend Lajme

Më shumë
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor

Lajme
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Lajme
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike

Lajme
Kalo në kategori