LAJMI I FUNDIT:

Fauci: Efektet afatgjata të COVID-19 te të rinjtë, janë “me të vërtetë problematike”

Fauci: Efektet afatgjata të COVID-19 te të rinjtë, janë “me të vërtetë problematike”

Drejtori i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Infektive në SHBA, Anthony Fauci, tha se do të duhet të jemi më të kujdesshëm kur themi se “Të rinjtë që nuk gjenden në spital është mirë t’i infektojnë edhe ata. Jo, nuk është në rregull”.

“Në mënyrë të veçantë të rinjtë që janë të shëndetshëm, të cilët nuk kërkojnë ndihmë, por janë të sëmurë dhe kanë simptoma të fazës që duhet të jenë të shtrirë në spital, ata shërohen për dy a tre javë nga virusi – megjithatë ata kanë simptoma të buta edhe për disa javë të tjera dhe ndonjëherë muaj”, tha mjeku gjatë një konference të Shoqatës Amerikane të Mikrobiologëve, shkruan CNN.


Fauci tha se kontrollet e mëvonshme tregojnë se shumë “kanë një përqindje të lartë të anomalive kardiovaskulare, dëshmi të miokarditit nga skanimet MRI dhe PET, dëshmi të shfaqjes së kardiopative”, transmeton Telegrafi.

Ai tha se kjo është “me të vërtetë e mundimshme” sepse po evoluon çdo ditë. “Këta janë njerëz që llogariten se janë shëruar nga COVID-19,” tha Fauci.

Theksojmë se coronavirusi është shkaktari numër tre i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara, pas sëmundjes së zemrës dhe kancerit.

Ndryshe, SHBA-ja deri më tani ka regjistruar 5.42 milionë njerëz të infektuar me coronavirusin gjersa kanë ndërruar jetë mbi 170 mijë persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori