LAJMI I FUNDIT:

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personit të kërkuar

​Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personit të kërkuar

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar.

Policia bën të ditur se personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në një rast, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që ka ndodhur në janar të vitit 2020, në Prishtinë, transmeton Telegrafi.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për përfshirje në një rast, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, që ka ndodhur në janar të vitit 2020, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët që për çdo informatë çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personit apo vendodhjes së tij, të kontaktojnë në numrin e telefonit: 192./Telegrafi/