Yevgeny Prigozhin mund të përshkruhet si njeriu i Rilindjes së mundësive të errëta ruse. Si një ish i dënuar, është shërbyer duke vjedhur, mashtruar dhe detyruar të miturit për prostitucion. Ai e filloi karrierën e ligjshme në biznes gjatë viteve të 90-ta, si pronar i një restoranti në Shën Petersburg dhe më vonë si kujdestar për Kremlinin.
Sot, biznesi i tij zyrtar është një konsorcium i gjerë hotelerie që ofron ushqime për miliona ushtarë rusë, policë, prokurorë, pacientë në spital dhe nxënës në shkolla në këmbim të pagesave të majme të financuara nga taksapaguesit rusë, e që në vitin 2011 u vlerësuan të janë të paktën 3 miliardë dollarë.
Megjithatë, operacionet e tij jozyrtare i përshtaten profilit të sigurimit në hije të një shteti autoritar: prodhimi në shkallë industriale të lajmeve të rreme, kërcënimi i gazetarëve, ndërhyrjet në zgjedhje, lidhje politike dhe operacione të fshehta ushtarake.
Prigozhin u akuzua për rolin e fabrikës së tij të dezinformatave në përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet amerikane për president të vitit 2016 në favor të Donald Trump, një akuzë të cilën ai e mohon kategorikisht edhe në ditët e sotme.
Kjo fabrikë krijoi një nga fushatat më të njohura të dezinformimit në internet, duke shpërndarë 71 mijë postime në Twitter që synonin të paraqitnin versionin rus të ngjarjes pas rrëzimit të aeroplanit të Malaysia Airlines, apo i njohur si fluturimi MH17. E njëjta infrastrukturë e dezinformimit ka publikuar mijëra mesazhe që promovonin BREXIT-in.
Ai gjithashtu ka qenë i lidhur ndaj Kremlinit nëpër dhjetëra vende afrikane, ndërsa ai është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për financimin e grupit Wagner, një kompani private me një histori të operacioneve të fshehta në Ukrainën Lindore, Siri dhe disa vende afrikane. Kohëve të fundit, Wagner u akuzua për vendosjen e minave në Tripoli të Libisë. Deri më tani, Bashkimi Evropian nuk ka vendosur sanksione ndaj tij apo të aktiviteteve të grupit.
Tani, një hulumtim i bërë nga Bellingcat, The Insider dhe Der Spiegel, përcjell Telegrafi, është zbuluar se dezinformimi i Yevgeny Prigozhinit, ndërhyrjet politike dhe operacionet ushtarake janë të lidhura ngushtë me Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë dhe krahun e saj të inteligjencës, e njohur si GRU.
Infrastruktura private e tij – së bashku me atë të ndërmarrësve të tjerë të varur nga Kremlini, si Kostantin Malofeev – i cili duket se shërben si një kanal për pastrimin e parave për operacionet e mandatuara nga qeveria jashtë Rusisë.
Në të njëjtën kohë, përpjekjet e Prigozhinit për të ndërmarrë iniciativa duke vendosur rolin e tij për përfitime personale, e kanë vendosur në siklet Kremlinin. Gjatë asaj që duket se ka qenë një operacion i dështuar për vënien në kontroll të puseve të naftës nga Forcat Demokratike Siriane dhe Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara në provincën siriane të Deir ez-Zor në muajin shkurt të 2018-së, mercenarët e grupit Wagner pësuan viktima të mëdha në një kundërsulm amerikan e la në tentativë Kremlinin që të reagonte.
Në një rast tjetër, mercenarët rusë kanë publikuar në internet një video rrëqethëse, duke torturuar dhe vrarë një civil sirian afër Palmyras.
Ekipi i këtij hulumtimi ka biseduar me një numër të punëtorëve aktual dhe të mëhershëm, të cilët kanë punuar në projektet e Prigozhinit. Ata kanë treguar se ka mungesë të theksuar të motivimit dhe se dehja me alkool i kryen këto operacione, që sipas tyre janë projekte të financuara nga qeveria sesa një operacion privat me qëllime dhe rezultate të qarta.
Gjithashtu është identifikuar edhe një figurë kryesore që shërben si ndërlidhës midis operacioneve të Prigozhinit në Afrikë dhe në Ministrinë ruse të Mbrojtjes. Sipas dokumenteve, Valery Zakharov i njohur si “Koloneli”, “Mazay” apo “Konstantini” ka qenë në komandën e përgjithshme të operacioneve paraushtarake ruse, përfshirë në kohën kur u vranë tre gazetarë rusë që po hetonin operacionet e Prigozhinit në Republikën e Afrikës Qendrore, deri sa gazetarët perëndimor ishin përballur me ngacmime.
Ky person kryesor nuk duket të jetë në radarin e inteligjencës perëndimore ose agjencive të zbatimit të ligjit, pasi ai gëzon të drejtën e pakufizuar për të udhëtuar në Evropë me anë të vizave Schengen.
Lidhjet e Yevgeny Prigozhin me Kremlinin dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë janë të vështira për t’u fshehur duke pasur parasysh rolin e kompanive të tij. Sidoqoftë, intensiteti i komunikimit të tij, si brenda Kremlinit dhe me Ministrisë ruse të Mbrojtjes është i vështirë të shpjegohet vetëm duke u bazuar në marrëdhënie “hotelerie”.
Po ashtu, janë analizuar bisedat telefonike të Prigozhinit për një periudhë tetë-mujore, që përfshin fundin e vitit 2013 dhe fillimin e vitit 2014. Këta regjistër janë marr nga e-mailat e asistentit të Prigozhinit që janë hakuar nga grupi Shaltai Boltay në vitin 2015.
Kjo periudhë përkoi me operacionet e fabrikës së dezinformatave të Prigozhinit, duke kaluar nga një mjet politik thjesht i brendshëm – i përdorur kryesisht për të shkatërruar figurat e opozitës dhe gazetarët e pavarur – në një operacion ambicioz ndërkombëtar.
Gjatë kësaj periudhe, Prigozhin praktikisht ka biseduar ose shkruar me tërë udhëheqjen e Zyrës së Presidentit, së bashku me një numër figurash të larta në Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB), në Shërbimin Federal të Mbrojtës (FSO) dhe në Ministrinë ruse të Mbrojtjes.
Në veçanti, ai ka folur dhe i ka shkruar Dmitry Peskovit, këshilltar dhe zëdhënës i presidentit Vladimir Putin, gjithsej 144 herë. Ai gjithashtu ka thirrur ose është thirr nga Anton Vayno, shefi i personelit të Putinit, gjithsej 99 herë. Ai komunikoi 54 herë me Igor Diveykin, zëvendësshef i personelit të Putinit që mbikëqyr politikën e brendshme. Prigozhin foli më shumë se 25 herë me gjenerallejtënant Alexey Dyumin, ish-shef i sigurisë së Putinit dhe në kohën e thirrjeve si zëvendësdrejtor i GRU-së, i cili mbikëqyri aneksimin e Krimesë. Ai foli të paktën dy herë personalisht me Sergey Shoigu, ministrin rus të Mbrojtjes. Prigozhin gjithashtu foli 31 herë me zëvendësministrin rus të Mbrojtjes, Dmitry Bulgakov përgjegjës për logjistikën e ushtrisë. Prigozhin gjithashtu foli tre herë me Yury Ushakov, ish-ambasadorin rus në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këshilltarin e lartë të Putinit për çështje të politikës së jashtme.
Deri sa kompanitë e Prigozhinit ishin me të vërtetë furnizues të ushqimeve si për Kremlinin ashtu edhe për Ministrinë ruse të Mbrojtjes, nuk është e besueshme që kjo marrëdhënie shërbimi do të kërkonte një komunikim kaq të shpeshtë, të nivelit të lartë nga të dyja palët, së bashku me anëtarët e shërbimeve të inteligjencës shtetërore, veçanërisht duke pasur parasysh pozitat politike apo ushtarake të homologëve të tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Të paktën dhjetë të vdekur – detaje dhe pamje nga të shtënat në një lokal në Queretaro të Meksikës
Publikohen rezultatet e exit poll-eve në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët
Zelensky beson se lufta në Ukrainë mund të përfundojë në vitin 2025
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A