LAJMI I FUNDIT:

Barnes: Chelsea nuk është i gatshëm të sfidojë Liverpoolin dhe Man Cityn

Barnes: Chelsea nuk është i gatshëm të sfidojë Liverpoolin dhe Man Cityn

Ish-ylli i Liverpoolit, John Barnes nuk mendon se Chelsea mund të kap nivelin e dy klubeve të para në Ligën Premier sezonin e ardhshëm.

Blutë kanë bërë lëvizje mbresëlënëse transferimi, pasi kanë transferuar tashmë sulmuesin qendror Timo Werner dhe sulmuesin anësor Hakim Ziyech.

Ata gjithashtu duan të firmosin me ylli gjerman të Bayern Leverkusen, Kai Havertz, një mbrojtës të majtë dhe një portier titullar.


Por, Barnes mendon që edhe me lëvizje të tilla, ata do të ishin pas Reds dhe Cityt.

“Definitivisht ndjehem se Chelsea mund të sfidojë përsëri për katërshe sezonin e ardhshëm, por jo domosdoshmërisht mendoj se ata mund të sfidojnë Manchester Cityt dhe Liverpoolin”, ka thënë fillimisht Barnes për BonusCodeBets.

“Sidoqoftë, ata do të bëhen më konkurrues dhe do të afrohen te dy skuadrat më të mira në Ligën Premier me nënshkrimet që kanë bërë”.

“Nënshkrimi i Ziyech, Werner dhe potencialisht më shumë është qartë një tregues i fortë që Chelsea është aty për të garuar sezonin e ardhshëm”.

“Jam i sigurt se ata do të jenë përsëri në katër vendet e para, por nuk mendoj se ata do të jenë të gatshëm të bëjnë një lëvizje për vendin e parë ose të dytë në ligë ende”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Notat e lojtarëve, Ukrainë 1-2 Shqipëri: Ismajli dhe Manaj me paraqitje fantastike

Kombëtarja e Shqipërisë
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Sylvinho i kënaqur me angazhimin e lojtarëve dhe përmbysjen e rezultatit ndaj Ukrainës

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Kroos bëhet viral në internet me postimin e tij pasi Ronaldo shënoi golin e 900-të në karrierë

Ndërkombëtare
Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

La Liga
Kalo në kategori