LAJMI I FUNDIT:

Shaqir Fetahu shërohet nga sëmundja COVID-19

Shaqir Fetahu shërohet nga sëmundja COVID-19

Ushtruesi i detyrës kryetar i BFI-së Shaqir Fetahu, është shëruar nga sëmundja COVID-19.

Këtë nëpërmjet një njoftimi në Facebook e ka bërë të ditur vetë ai, ku thotë se ka rezultuar negativ në dy testet e fundit për coronavirus, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Kam kënaqësinë t’ju lajmëroj se sot mora rezultatin e testimit të dytë të njëpasnjëshëm për COVID-19 dhe që falë Zotit doli negativ. Jam mirënjohës që edhe kjo përfundoi me sukses.
Ashtu siç lypet, si besimtar, i jam falënderues të madhit Zot për sprovën, guximin, shpresën dhe vetëdijen që m’i dhuroi gjatë kësaj sëmundjeje”, shkruan Fetahu.

Ai shpreh mirënjohje për bashkëpunëtorët, shokët, nëpunësit fetarë, miqtë dhe dashamirët e tij.

“Në fund, kam nderin që përzemërsisht t’i shpreh falënderimet e mia më të thella përkujdesësit kryesor, infektologut të mirënjohur nga Çegrani – Gostivari, specialistit, Dr. Enes Mehmetit, i cili me përvojën dhe profesionalizmin e lartë në lëmin e infektologjisë ka udhëhequr shërimin tim në mënyrën më të mirë të mundshme. Tani drejtpërsëdrejti i kthehem shërbimit tim në BFI. Të qofshim falë i Madhi Zot!”, shkruan Fetahu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Miratohet lista zyrtare, qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Shëndetësi
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Meta ia uron ditëlindjen presidentes Osmani: Nuk është vetëm shtylla e juaj i dashur Prindon!

Lajme
Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Gjykimi i serbit të dyshuar për krime lufte në Vushtrri, dëshmitari thotë se të akuzuarin e pa në vendin ku u vra një plak

Drejtësi
Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Çitaku: Fitoi pushteti, jo shteti

Lajme
Kalo në kategori