LAJMI I FUNDIT:

Putin thotë se Rusia regjistroi vaksinën kundër COVID-19, ekspertët botërorë e marrin me skepticizëm

Putin thotë se Rusia regjistroi vaksinën kundër COVID-19, ekspertët botërorë e marrin me skepticizëm

Rusia raportohet se ka regjistruar një vaksinë kundër COVID-19, njoftoi presidenti i këtij vendi, Vladimir Putin.

“Këtë mëngjes, për herë të parë në botë, u regjistrua një vaksinë kundër coronavirusit”, tha Putin në një takim me anëtarët e qeverisë, raportojnë mediat ruse.

Putin tha, siç raporton RT, se vajza e tij gjithashtu mori vaksinën. Ajo kishte ethe të buta pasi mori vaksinën, por kaloi shpejt, raporton ABC.


“Një nga vajzat e mia mori vaksinën. Në këtë kuptim, ajo mori pjesë në eksperiment. Pas vaksinimit të parë, ajo kishte një temperaturë prej 38 gradëve, ditën tjetër – 37 dhe kjo ishte e gjitha”, tha ai.

Theksojmë se disa prej ekspertëve botëror janë shprehur skeptik rreth vaksinës së re pasi që nuk ka pasur informata paraprake deri më tani rreth testimeve te kafshët ose njerëzit.

Vaksina e parë ruse kundër coronavirusit u zhvillua bashkërisht nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya dhe Ministria e Mbrojtjes së Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Neuralink ka marrë leje për të kryer implantime të trurit te pacientët në Kanada

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori