Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Artan Shkreli, ka sjell në kujtesë kishën paleokristiane, të zbuluar vite më parë në fshatin Vrellë të Istogut.
Kjo kishë e vjetër është e dimensioneve jo të mëdha dhe është e vendosur pranë një nekropoli. Brenda kishëzës është një varr i tipit kriptë, ku më 2010 u gjetën mbetjet mortore të një mashkulli të varrosur sipas ritit të krishterë.
“Kishë paleokristiane, e shekujve IV-VI, zbuluar së fundmi në Vrellë (Kosova verilindore). Historiografia serbe mëtonte, deri para këtij zbulimi, se kishat me të vjetra në atë zonë qenë të shek. XIII. Tani pyetja ime është nëse gjindja serbe filloi të krishterëzohet në kishat që gjeti kur u pranua në Kosovë, apo serbët erdhën të tillë”, ka shkruar Shkreli.
Në vitin 2014, një ekip i arkeologëve turq pretendonte se në zonën arkeologjike të Ulpianës është kisha më e vjetër në botë.
“Një pjesë e Kishës u zbulua më 2013; sivjet e kemi zbuluar të tërën. Është ndër më të vjetrat ndonjëherë të zbuluara. Jam i bindur, sipas testeve shkencore, se kjo faltore u kushtohet dy shenjtorëve Flori dhe Lauri “, ka thënë atëherë arkeologu turk, Haluk Cetinkaya.
Vëllezërit binjakë Flori dhe Lauri, ishin mjeshtër të krishterë të ndërtimeve me gurë, që kanë jetuar në shekullin e II-të. Nga Kostandinopoja u vendosën në Ulpianë të Dardanisë, në Distriktin e Ilirisë. Sipas legjendës, prefekti i Ilirisë, Likaloni, i angazhon ata ta ndërtojnë një tempull pagan. Por, me të krishterët lokalë ilirë – që shkatërrojnë statujat e zotave paganë, duke vendosur brenda kryqin – tempulli shndërrohet në kishë. Atyre u bashkohet edhe prifti i mëparshëm pagan, Mamertini, si dhe i biri i tij. Pas këtij akti dhe natës së kaluar në kishë, vriten 300 të krishterë. Mamertinin me të birin digjen për vdekje, ndërsa Flori dhe Lauri, mbas torturave të shumta u hodhën në një pus të thatë dhe u mbuluan me dhe. Legjenda thotë se trupat e tyre, pas pranimit të krishterimit si fe zyrtare të Perandorisë Romake, u gjetën të padekompozuar dhe janë bartur në Kostandinopojë. Stefani i Novgorodit ka shkruar se i ka parë kokat e tyre më 1350, në Manastirin e Pantokratorit (tash Xhamia e Zejrekut).
Duhet cekur se ilirët, pra paraardhësit e shqiptarëve, ishin ndër popujt e parë që kanë pranuar krishterimin. Të krishterët e parë ilirë janë nga shekulli i parë – nga koha e Shën Palit dhe dishepullit të tij, Titit, që kanë ligjëruar në tokat ilire. Krishterimi i hershëm ndër shqiptarë vërtetohet edhe përmes toponimeve që u referohen martirëve të hershëm të krishterë, si: Shirgj (Shën Sergji), Shubak (Shën Baku), Shëndekla (Shën Tekla), Shën Vlashi, Shëngjin, Shën Gjergj, Shupal (Shën Pal), Shmil (Shën Mëhill), Shën Koll apo Shën Nik (Shën Nikollë), Shëmri (Shën Mëri), Shëndëlli (Shën Ilia), Shëngjergj etj. Po ashtu, kjo dëshmohet edhe me persekutimet e mëdha kundër të krishterëve, ku pos Florit dhe Laurit vlen të përmenden edhe Shën Asti (peshkop i Durrësit, i vrarë më 117) dhe Shën Terini nga Butrinti (i vrarë më 249). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje