LAJMI I FUNDIT:

“Isha shumë afër largimit” – Xhaka falënderon Artetan për shansin e dytë pas përplasjes me tifozët e Arsenalit

“Isha shumë afër largimit” – Xhaka falënderon Artetan për shansin e dytë pas përplasjes me tifozët e Arsenalit

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka zbuloi se ai ishte “shumë, shumë afër” për të lënë klubin në janar dhe ka falënderuar trajnerin Mikel Arteta që i dha një shans të dytë.

Xhaka dukej i vendosur për largim pasi iu hoq shiriti i kapitenit në nëntor për shkak të një reagimi të zemëruar ndaj tifozëve që e bezdisën kur u zëvendësua gjatë një barazimi 2-2 me Crystal Palace vitin e kaluar.


27-vjeçari gjithashtu mbeti jashtë skuadrës për pesë ndeshje, por ai fitoi vendin e tij dhe, tetë muaj më pas, është përsëri një titullar i rregullt i formacionit.

Arteta javën e kaluar lavdëroi Xhakën për ‘fitoren’ e tij me shfaqjet në fushë, por ish- ylli i Borussia Monchengladbach pranoi se ai mendonte seriozisht largimin.

Arteta llogaritë në Granit Xhakën për sezonin e ardhshëm: Mezi arrita ta bind për të mbetur te Arsenali
Lexo po ashtu Arteta llogaritë në Granit Xhakën për sezonin e ardhshëm: Mezi arrita ta bind për të mbetur te Arsenali

“Të gjithë e dinë se çfarë ndodhi me mua dhe tifozët – ose tifozët me mua. Nuk ishte një kohë e mirë. Nuk ishte një kohë e mirë”, ka thënë fillimisht Xhaka për BT Sport.

“Por mbase ishte çelësi sepse u ktheva më i fortë se kurrë, kështu që mësova shumë nga kjo situatë. Shpresoj që edhe fansat të kenë mësuar”.

“Unë gjithmonë thosha me vete, por edhe për tifozët, unë jam një djalë që do të jap 100 për qind çdo ndeshje. Njerëzit fillojnë të më kuptojnë gjithnjë e më shumë tani përsëri”.

“Duhet të jem i sinqertë, jam shumë i sinqertë me të gjithë. Kam qenë shumë, shumë afër largimit nga klubi. Kam pasur, deri në këtë moment, një kohë të shkëlqyeshme në këtë klub futbolli”.

“Por pas kësaj, unë natyrisht isha pak më poshtë sepse nuk e prisja atë nga njerëzit, nga fansat. Asnjëherë nuk ishte në mendjen time të largohesha nga klubi më parë, por pasi kjo ndodhi, sigurisht që mendoni për këtë”.

Mikel Arteta: Xhaka është shembull për Ozilin e Guendouzin
Lexo po ashtu Mikel Arteta: Xhaka është shembull për Ozilin e Guendouzin

Mesfushori shqiptar ka besuar te Arteta, i cila pasoi Unai Emeryn pak më pak se dy muaj pas incidentit, për kthimin e karrierës së tij në veri të Londrës.

“Kur Mikeli arriti, unë pata një takim shumë të mirë me të, biseda shumë të mira”.

“Ai më ktheu mua dhe më dha një shans të dytë, dhe ai më tregoi se ai besonte tek unë dhe unë jam përpjekur t’i jap gjithçka”, përfundoi shqiptari. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori