LAJMI I FUNDIT:

Shkup: Për një javë janë ngritur 152 makina të parkuara në mënyrë të parregullt

Shkup: Për një javë janë ngritur 152 makina të parkuara në mënyrë të parregullt

Gjatë javës së kaluar (23-30 korrik) me automjetin special “karrotrec”, janë larguar gjithsej 152 automjete nga vendet publike, njofton Qyteti i Shkupit.

“Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt dhe të tërhequra, 20 janë larguar nga vendparkime zonale, ndërsa 132 automjete të tjera me urdhër të policisë së trafikut në bazë të veprave të kryera: parkim në rrugë, shteg i biçikletave, vendkalim i këmbësorëve, trotuar, zona të
gjelbra, në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe në ndonjë telefonatë nga një palë e tretë”, njoftoi Qyteti i Shkupit.

Kontrollorët e vendparkimeve zonale të Qytetit të Shkupit në të njëjtën periudhë sanksionuan gjithsej 319 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, pra për shërbim parkimi të papaguar. Nga këto, 20 automjete u hoqën nga shërbimi “karrotrec”, për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar të ndalimit në vendparkim.


Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja Publike “Parkimi i Qytetit” apelojnë tek qytetarët që të mbajnë gjelbërimin dhe hapësirat e tjera publike, dhe të parkojnë automjetet e tyre ekskluzivisht në parkingjet e shënuara.