LAJMI I FUNDIT:

Transferimi i Messit një çmenduri financiare, Interit mund t’i kushtojë 500 milionë euro

Transferimi i Messit një çmenduri financiare, Interit mund t’i kushtojë 500 milionë euro

Pronari i Interit, Jindong Zhang e sheh nënshkrimin e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, si hapin tjetër të madh në klub, pasi e solli Antonio Conten si menaxher.

Sipas një raporti në edicionin e sotëm të të përditshmes italiane Corriere della Sera, pronari i Interit, Jindong Zhang është i etur për ta transferuar Messin në Giuseppe Meazza.

Jindong Zhang, babai i presidentit të Interit, Steven Zhang, gjithmonë ka synuar lartë dhe më lartë dhe tre vjet më parë ai dëshironte që Conte të emërohej si shefi i klubit dhe ai e sheh sjelljen e Messit në klub si hapin tjetër të madh.


Pronarët e Interit provokojnë Barcelonën duke e shfaqur një pamje të Messit si paralajmërim për ndeshjen ndaj Napolit
Lexo po ashtu Pronarët e Interit provokojnë Barcelonën duke e shfaqur një pamje të Messit si paralajmërim për ndeshjen ndaj Napolit

PPTV Sports nën pronësi të grupit Suning projektoi shfaqjen e Messit në katedralen e famshme Duomo të Milanit për të promovuar ndeshjen e Interit me Napolin, të cilin ata e fituan 2-0 mbrëmë dhe kjo tashmë nuk ka lënë vend për dyshime sa i përket transferimit të Messit te Interi.

Raporti vazhdon të shpjegojë se Messi ka acaruar raportet me presidentin aktual të Barcelonës Josep Maria Bartomeu dhe nuk e dëshiron më atë në krye të klubit.

Përveç kësaj, Messi ka të mbetur edhe një vit në kontratën e tij të tanishme dhe nga janari do të jetë i mundur t’i qaseni atij me një para-kontratë nëse nuk nënshkruhet një marrëveshje e re deri atëherë.

Pronari i Interit, Jindong Zhang

Raporti nga faqja e lajmeve në Milano vazhdon të nxjerrë në pah sa do të kushtonte Messi për një klub nëse do të donin ta firmosnin.

Conte pyetet përsëri për transferimin e Messit te Interi, trajneri italian vjen me një përgjigje epike
Lexo po ashtu Conte pyetet përsëri për transferimin e Messit te Interi, trajneri italian vjen me një përgjigje epike

Juventus i pagoi Real Madridit 100 milionë euro për të nënshkruar me Cristiano Ronaldo dhe Messi mund të kushtojë dy herë më shumë në tarifat e transferimit.

Nëse Messi kushton 200 milionë dhe i jepet një kontratë trevjeçare me vlerë 50 milionë euro neto në vit, e cila është e barabartë me 150 milionë neto ose 300 milionë euro  bruto, kostoja totale e marrëveshjes do të ishte rreth 500 milionë bruto. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

Real Madridi tronditë botën e futbollit, synohet ‘braktisja’ e La Ligas dhe kalimi në një ligë tjetër

La Liga
Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

Dy lojtarë të Rayo Vallecanos një zëri: Nuk e dimë pse u anulua goli ndaj Barcelonës

La Liga

"Mund ta mbështesim financiarisht ekipin për 2000 vjet" - aksionari i ri i Juventusi tregon arsyen pse u fut në botën e futbollit nga kriptomonedhat

Serie A
Për Pochettinon ai është më i mirë se Messi dhe Mbappe, por ku është zhdukur Verratti

Për Pochettinon ai është më i mirë se Messi dhe Mbappe, por ku është zhdukur Verratti

Ndërkombëtare
Vinicius blen një klub ambicioz evropian - dëshiron ta fus në elitë me klubet e mëdha

Vinicius blen një klub ambicioz evropian - dëshiron ta fus në elitë me klubet e mëdha

Ligat tjera
“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” - Tomori zbulon liderin e ri te Milani

“Kur ai flet të gjithë dëgjojnë” - Tomori zbulon liderin e ri te Milani

Serie A
Kalo në kategori