LAJMI I FUNDIT:

Conte pyetet përsëri për transferimin e Messit te Interi, trajneri italian vjen me një përgjigje epike

Conte pyetet përsëri për transferimin e Messit te Interi, trajneri italian vjen me një përgjigje epike

Antonio Conte ka dhënë një përgjigje interesante kur është pyetur për mundësinë e transferimit të yllit të Barcelonës, Lionel Messi te Interi.

Java e fundit ka qenë e mbushur me thashetheme për një transferim befasues të Messin te klubi italian nga Giuseppe Meazza.


Megjithatë, drejtuesit e klubit italian disa herë e kanë mohuar një gjë të tillë, edhe pas vendosjes së fotografisë së Messit në Katedralen e Duomos.

Pronarët e Interit provokojnë Barcelonën duke e shfaqur një pamje të Messit si paralajmërim për ndeshjen ndaj Napolit
Lexo po ashtu Pronarët e Interit provokojnë Barcelonën duke e shfaqur një pamje të Messit si paralajmërim për ndeshjen ndaj Napolit

Pas ndeshjes së Interit me Napolin, Contes iu tregua imazhi që televizioni kinez përdori për të reklamuar ndeshjen me Messin e vendosur në Katedralen Duomo në Milano.

Pyetja e gazetarit për Conten ishte: A do donte të kishte vetëm Messin ose katër lojtarë me vlerë 50 milion euro secili, ndërsa përgjigja e tij ishte interesante.

“Mendoj se të dyja këta skenarë janë goxha të pamundshëm!”, ka thënë fillimisht Conte pas ndeshjes me Napolin.

Conte: Nuk ka një të çmendur në botë që nuk do ta donte Messin
Lexo po ashtu Conte: Nuk ka një të çmendur në botë që nuk do ta donte Messin

“Unë jam duke u mbajtur fort për lojtarët e mi, pasi ata po japin gjithçka, mund ta garantoj këtë”.

“Do të ishte më e lehtë për të lëvizur Duomo nga Milano sesa të sillni Messin në Inter”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori