LAJMI I FUNDIT:

Malazezët kundërshtojnë investimet e oligarkut rus Oleg Deripaska

Malazezët kundërshtojnë investimet e oligarkut rus Oleg Deripaska

Më shumë se 2,500 banorë të Grbljasë, zona midis Budvës dhe Kotorrit, qytetet më tërheqëse në bregdetin malazez, paraqitën një kërkesë duke i kërkuar shtetit të Malit të Zi të mos lejojë që dy plazhet e tyre, Ploce dhe Trsteno, të jepen me qira për “investitorët e dyshuar të huaj”.

Së bashku me peticionin, banorët e Grbljasë i dërguan edhe një letër oligarkut rus Oleg Deripaska, i cili ndërtoi një kompleks vilash luksoze në zonë, i cili dyshohet se “ua ka vu syrin” dy plazheve të famshme, duke e paralajmëruar atë të mos i synojë ato.


“Në kohën e tanishme, me zhvillimin e turizmit, kjo natyrisht është edhe më e theksuar. Pozicioni ynë është i qartë, ne besojmë se asnjë pëllëmbë e bregdetit tonë nuk mund t’i përkasë askujt më shumë se vetvetja”, thuhet në peticion, përcjell Telegrafi.

Vendasit e Grbljasë shprehen gjithashtu se prania e oligarkut rus ndihet veçanërisht në tenderët për marrjen me qira të plazheve të organizuara nga kompania shtetërore Morsko Dobro Crne Gore, të cilës Deripaska i përgjigjet me “oferta përrallore” dhe malazezët nuk mund t’i përballojnë këto oferta.

Ata deklarojnë se u janë drejtuar ambasadave të vendeve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe për ndihmë.

Manjati rus Oleg Deripaska është një person i urryer në mesin e malazezëve, pasi kompania e tij CEAC nga viti 2005 deri në 2009, ishte kompania më e madhe në Mal të Zi.

Në atë periudhë, Qeveria e Malit të Zi garantoi një kredi 132 milionë euro, të cilën rusët kurrë nuk e shlyen, kështu që garancitë u paguan nga qytetarët malazez. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori