LAJMI I FUNDIT:

Një vajzë 9-vjeçe ndërron jetë nga coronavirusi, konsiderohet viktima më e re në Florida

Një vajzë 9-vjeçe ndërron jetë nga coronavirusi, konsiderohet viktima më e re në Florida

Një vajzë 9-vjeçe e cila më parë nuk kishte pasur probleme shëndetësore, është personi më i ri që ka humbur jetën nga coronavirusi në Florida, shkruan CNN.

Kimora “Kimmie” Lynum ka ndërruar jetë më 18 korrik në Putnam, e sipas departamentit të shëndetësisë në Florida ajo është viktima më e re e coronavirusit në këtë shtet, transmeton Telegrafi.


Zëdhënësi i familjes së të ndjerës, Dejeon Cain, ka bërë të ditur se ajo nuk kishte pasur më herët probleme tjera shëndetësore.

“Ajo ishte gjithmonë e lumtur dhe na bënte të gjithëve të lumtur. Ishte fenomenale”, shtoi Cain i cili njëherit është familjar i të ndjerës.

Në anën tjetër, familjarët e saj nuk po e dinë se ku dhe si ajo mund të jetë infektuar me COVID-19. Ajo dukej e shëndetshme, dhe pothuajse tërë verën e ka kaluar në shtëpi duke mos shkuar në shkollë apo kampingje.

E ëma e Kimmie ishte testuar për COVID-19, por deri më tani nuk i ka marrë rezultatet, ka njoftuar Cain. Të dhënat mjekësorë nuk tregojnë se vogëlushja kishte pasur ndonjë kontakt së fundmi me ndonjë të infektuar me COVID-19.

Zyrtarja shëndetësore në Putnam, Mary Garcia ka konfirmuar vdekjen e vogëlushes për CNN, duke theksuar se nuk ishte në dijeni nëse ajo kishte pasur më herët probleme shëndetësore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
Kalo në kategori