LAJMI I FUNDIT:

Të riun e vranë 16 vite më parë, por e vërteta nuk u zbulua kurrë – për shkak të një serie rifilluan hetimet në SHBA

Të riun e vranë 16 vite më parë, por e vërteta nuk u zbulua kurrë – për shkak të një serie rifilluan hetimet në SHBA

Trupi i afro-amerikanit Alonzo Brooks është gjetur në vitin 2004. E sot pas më shumë se një dekade, FBI ka zhvarrosur eshtrat e tij pasi që një dokumentar i publikuar në Netflix i titulluar “misteret e pazgjidhura”, e kanë vënë sërish në plan të parë, shkruan CNN.

Brooks ishte vetëm 23-vjeç kur ndërroi jetë. Ishte një nga tre fëmijët afro-amerikanë që morën pjesën në një aheng në Kanzas, ku merrnin pjesë edhe 100 mysafirë tjerë, thuhet në kumtesën e FBI-së, transmeton Telegrafi.

Në aheng kishte shkuar me miq, por ata ishin larguar para tij duke e lënë pa transport deri në shtëpi. E të nesërmen ai nuk u kthye në shtëpi, ndërkaq familjarët e brengosur i telefonuan policisë.


Pas një muaji kur familjarët dhe miqtë organizuan kërkimin, trupi i tij është gjetur në shkurre. Pas obduksionit zyrtar të kryer në vitin 2004, nuk është konstatuar shkaku i vdekjes, kështu rasti i tij ka mbetur i pazgjidhur.

Megjithatë, FBI dhe ministria e Drejtësisë sërish ka hapur hetimet, e FBI gjatë muajit të kaluar pati njoftuar se ofron një shpërblim prej 100 mijë dollarëve për çfarëdo informacioni që ka dikush lidhur me vdekjen e të riut.

“Po hetojmë nëse Alonso është vrarë. Vdekja e tij është e dyshimtë, e sigurisht se shumë njerëz e dinë se çfarë ka ndodhur atë natë në prill të vitit 2004. Është koha që e vërteta të del në dritë. Familja e tij meriton të di të vërtetën”, ka deklaruar gjykatësi Stephen McAllister.

Në anën tjetër, FBI-ja ka shtuar se po hetohet vdekja e tij dhe po cilëson si krim me motive racore. Që nga fillimi i rastit qarkullojnë se Brooks ka qenë viktimë e një loje të ndyrë.

“Disa thonë se Brooks ka flirtuar me një vajzë, e disa thonë se disa të rinj të bardhë që ishin nën ndikim të alkoolit deshën ta rrahin afro-amerikanin”, thonë në FBI.

“Unë jam meksikane e babai i tij afro-amerikan. Ata nuk e kanë vrarë vetëm një racë, por dy. Ka qenë shënjestër për shkak të ngjyrës së lëkurës”, ka thënë e ëma e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë

Dimri po vjen: Çmimet e paqëndrueshme të energjisë do të kthehen në Evropë

Evropa
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Kalo në kategori