Në Kuvendin e Kosovës është duke vazhduar seanca, ku edhë kësaj radhe nuk mungoi përplasja në mes deputetëve të LDK-së dhe kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.
Pas një debati në mes ministres së Jashtme, Meliza Haradinaj-Stbulla me deputetët e LVV-së, kryeparlamentarja Osmani e përmbylli debatin, duke thënë se duhet kaluar në pikën e radhës të rendit të ditës ku janë pyetjet parlamentare.
“Ju njoftoj se në përputhje me rregulloren e Kuvendit, të drejtë fjale ministrat kanë vetëm kur kanë marrëveshje me Kryetaren e Kuvendit. Ministrja Meliza Haradinaj-Stublla kishte marrëveshje me mua për ta marrë fjalën, por i lus ministrat t’i lënë anash fyerjet për deputetët, deputetët kanë të drejtën kushtetuese të ngrisin cilëndo çështje që kërkojnë me ngrit. Meqenëse edhe nesër kemi debat në dialogun Kosovë-Serbi . Sot i kemi 41 pyetje parlamentare për këtë seancë”, tha Osmani.
Pas kësaj ka reaguar deputeti i LDK-së, Kujtim Shala i cili iu drejtua Osmanit se nuk ka të drejtë të komentoi askënd dhe të bëjë konkluza, shkruan Telegrafi.
“Ju nga ai pozicion si kryetare e Kuvendit nuk keni të drejtë të komentoni askënd e as të bëni konkluza të tilla, sepse vetë e hapni debatin. Si kryetare e Kuvendit nuk mund të bëni ndërhyrje të tilla”, tha Shala.
E kryeparlametarja i replikoi duke i thënë se nuk po mund të mësohen me udhëheqjen e seancave në përputhje me rregulloren.
“I nderuar deputet duhet ta kuptoni njëherë e mirë që e di fort mirë, i kam lexuar, jam katër mandate deputete por jeni mësuar ju me kryetar kuvendesh që i keni quajtur vetë banda mafioze e tash udhëheqjen e seancave në përputhje me rregulloren nuk po mund ta përballoni. Neni i rregullores në të cilën bëhet deklaratat e ministrave po ashtu thotë që në atë pjesë të rregullores mund ta marrin fjalën edhe deputetët qoftë për komente apo replika, por në të dyja rastet ato bëhen në marrëveshje me kryetarët. Përderisa ka pandemi edhe unë kam të drejtë të flas nga vendi. E komentova si deputete deklaratës së ministres në përputhje”, ka thënë Osmani.
Gjatë replikës së saj ndaj deputetit Shala, Osmani iu drejtua edhe ministrit Armend Zemaj duke i kërkuar që të mos ofendojë. “z. ministër mos fyej se nuk je tu u ndal , ministri po thotë mos na rrej po e tregon mungesën e edukatës”, tha Osmani.
E ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka sqaruar se nuk iu drejtua me fjalën po “mos rrej”.
“Kryetare të kisha lut që si e para Kuvendit, debatin ta orientoni në relaksim të situatës edhe nëse ka ndonjë tension . Nuk ju thash mos na rrej, jam djali i mësues edhe them mos na gënje nëse e them atë fjalë, por thash vetëm mos na rreh se mu dok që ishte pak e tensionuar”, tha Zemaj, shkruan Telegrafi.
Osmani iu drejtua me “ministri e din që s’ndodh ajo kurrë sepse njihemi gjatë”.
Por sërish reagoi deputeti Kujtim Shala, i cili u shpreh se nuk ka parë ndonjëherë lexim më të çuditshëm të rregullores së Kuvendit.
“Unë lexim ma të çuditshëm të rregullores nuk kamë parë ndonjëherë. Ju si deputete keni të drejtë aq sa unë dhe të tjerët por s’mund të bëni konkluza aq sa doni ju”, tha Shala.
Sërish reagoi kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.
“Sikur ta lexonit mirë rregulloren e Kuvendit që jam tu e interpretua në përputhshmëri të plotë, por siç do të thonin miqtë tonë amerikan “there is a new sherif in town (ka një sherif të ri në qytet)”, duheni me u mësua me një lexim të skatë e të përpiktë. Ka shumë këtu që synojnë që rolin tim si kryetare të Kuvendit ta shohin si rol teknik, duhet ta harroni një gjë të tillë sepse nuk do të ndodh kurrë”, u shpreh Osmani.
E në mbështetje të Osmanit, doli shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.
“E kuptoj shqetësimin që shumë deputet mund ta kenë në raport me ju, por nuk mund ta kuptoj egërsinë, ju po e drejtoni shumë mirë seancën dhe unë personalisht dhe grupi jonë parlamentar nuk kemi asnjë vërejtje. Ju kërkoj zonja kryetare që ju të vazhdoni të mbroni integritetin e deputetëve përballë anëtarëve të qeverisë që janë të papërgjegjshëm dhe të cilët i japin të drejtë vetës dhe fyejnë edhe deputetët”, tha Selimi.
Selimi i kërkoi kryeministrit Avdullah Hoti që anëtarëve të kabinetit dhe bashkëpartiakëve të tij të ju jap së paku vërejtje miqësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNë Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstacionit policor
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë