LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Nuk do të lejojmë blerjen e IPKO-s nga Serbia

Krasniqi: Nuk do të lejojmë blerjen e IPKO-s nga Serbia

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë sot se iniciativa e Telekomit të Serbisë për blerjen e operatorit të telefonisë mobile IPKO në Kosovë përbën kërcënimin më të madh të sigurisë që po i kanoset Kosovës që nga paslufta.

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, ku të pranishëm ishin zyrtarët e Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare (ARKEP), Memli Krasniqi ka thënë se ky institucion që është në varësi të Kuvendit nuk ka bërë asnjë hap deri tani për ta parandaluar shitjen e IPKO-s tek kompania shtetërore e Serbisë.


“A keni dëshmi që keni marr një iniciativë si ARKEP për me e parandalu dhe me u interesu në lidhje me kërcënimet më direkte që ballafaqohet Kosova prej pas lufte? Krejt çka keni folur deri tash po doni me tregu që ARKEP është një institucion që nuk mundet me bë asgjë. Nuk ka shancë Telekomi i Serbisë me e ble IPKO-n në Kosovë. Po ashtu, edhe Telekomi i Sllovenisë e din këtë gjë. Edhe hiq mos me pas ARKEP kjo nuk do të ndodhë”, tha Krasniqi.

Deputeti Memli Krasniqi tha se Grupi Parlamentar i PDK është kategorikisht kundër kësaj mundësie të shitjes dhe nuk do të lejoj që të kërcënohet siguria kombëtare dhe sovraniteti i shtetit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori