LAJMI I FUNDIT:

Hakohen dhjetëra llogari të profilit të lartë në Twitter, viktima të sulmit Barack Obama, Joe Biden dhe Elon Musk

Hakohen dhjetëra llogari të profilit të lartë në Twitter, viktima të sulmit Barack Obama, Joe Biden dhe Elon Musk

Dhjetëra llogari të profilit të lartë në Twitter me sa duket janë hakuar gjatë të mërkurës, shkruan Business Insider.

Në këto llogari përfshihen edhe ajo e miliarderit Bill Gates, Jeff Bezos, Elon Musk, Mike Bloomberg dhe Warren Buffett, transmeton Telegrafi.

Llogaria në Twitter e ish-presidentit amerikan Barack Obama dhe zëvendëspresidentit Joe Biden gjithashtu janë kompromentuar.


Llogaritë e prekura kanë postuar mesazhe me të cilat u bënin thirrje ndjekësve të tyre të dërgojnë nga 1.00o dollarë në bitcoin në adresa të caktuara, duke u premtuar se kontributet e tyre do të dyfishohen.

Kjo metodë e mashtrimit zakonisht përdoret në sulme kibernetike, duke u premtuar atyre se paratë e investuara do t’ju dyfishohen.

Hakerët e përfshirë tregojnë se si ndodhi sulmi ndaj Twitter – viktimë e të cilit ishin edhe Obama, Biden dhe Elon Musk
Lexo po ashtu Hakerët e përfshirë tregojnë se si ndodhi sulmi ndaj Twitter – viktimë e të cilit ishin edhe Obama, Biden dhe Elon Musk

Megjithatë disa tweetsa janë shlyer pak momente pasi ishin postuar, për t’u zëvendësuar me disa tjerë të ngjashëm.

Gjatë të mërkurës zyrtarë të kësaj kompanie kanë bërë të ditur se kanë zbuluar, se “bëhet fjalë për një sulm të koordinuar inxhinierik nga njerëz, që me sukses kishin targetuar disa prej punonjësve tonë që kanë qasje në sisteme të brendshme”.

“Hetimet tona janë duke vazhduar dhe shpresojë se do të kemi më shumë informacione për t’i ndarë me ju”, ka thënë për Business Insider, zëdhënësi i Twitter. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Mediat e pavarura online të Turqisë përballen me rrezikun e mbylljes pas ndryshimeve të Google

Mediat e pavarura online të Turqisë përballen me rrezikun e mbylljes pas ndryshimeve të Google

Teknologji
Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Prezantohet roboti që nget biçikletën dhe kryen detyra pa trajnim

Teknologji
Zbulohet se kush qëndron pas sulmit në X

Zbulohet se kush qëndron pas sulmit në X

Teknologji
Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Iu deshën vetëm katër javë për ta trajnuar, kompania Foxconn prezanton modelin e saj të parë të inteligjencës artificiale

Teknologji
Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Chatboti me Al i Elon Musk pyetet nëse mendon se Trump është aset rus - befason përgjigja e tij

Teknologji
U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

U prezantua kompjuteri me qeliza të trurit të njeriut

Teknologji
Kalo në kategori