LAJMI I FUNDIT:

Angellovski: Në MPB janë raportuar disa parregullsi gjatë procesit zgjedhor

Angellovski: Në MPB janë raportuar disa parregullsi gjatë procesit zgjedhor

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se një qytetar i Shkupit është privuar nga liria për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike.

Sipas zëdhënësit të MPB-së, Toni Angellovski, rasti ka ndodhur në një vendvotim në shkollën fillore “Petar Pop Arsov”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


V. SH (47) është qortuar me përfaqësuesit e këshillit zgjedhor, e më pastaj e ka tërhequr për çante njërën nga përfaqësuesit e këshillit zgjedhor. I njëjti ka përdorur edhe telefon celular dhe e ka fotografuar hapësirën.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokuroria, shkruan Telegrafi Maqedoni. Zëdhënësi Angellovski shtoi se në vendvotimet tjera procesi zhvillohet pa pengesa, qetë, respektohen protokollet për votim.

Ai theksoi se në MPB janë paraqitur disa parregullsi tjera si agjitacion, sjellje votuesish në vendvotim, grafite në vendvotime, si dhe disa raportime për gjoja ofrim parash për votë./Telegrafi/