LAJMI I FUNDIT:

Të tre bashkë kanë 100 vjet – Ramos, Modric dhe Benzema, po e udhëheqin Real Madridin drejt titullit

Të tre bashkë kanë 100 vjet – Ramos, Modric dhe Benzema, po e udhëheqin Real Madridin drejt titullit

Sergio Ramos, Luka Modric dhe Karim Benzema i kanë dhënë një dorë të madhe Real Madridit këtë sezon, i cili duket se do të përfundojë i kurorëzuar me titullin e kampionit.

Largimi i Cristiano Ronaldos në verën e vitit 2018 ka bërë që emra të tjerë të dalin në pah, si në mbrojtje, mesfushë dhe sulm.

Të tre kanë një moshë të kombinuar rreth 100 vjet dhe shumë njerëz i shihni si në fund të karrierës, por ata do t’i japin një titull tjetër Real Madridit.


Të dy Ramos dhe Modric kanë nga 34 vjet, ndërsa Benzema ka 32.

Treshja janë dëshmi e madhe që lojtarët mund të përmirësohen edhe pasi t’i mbushin 30 vjet.

Ramos: Një makinë që punon perfekt

Gjendja fizike e kapitenit është befasuese. Në ndeshjet e luajtura pas rifillimit, ai ka qenë top-shënues, përpara Benzemas.

Ai nuk fal, sidomos në momentet me presion të lartë, duke shënuar gola vendimtar nga penalltia, gjashtë gola në nëntë ndeshje që nga kthimi i futbollit.

Rams është mbrojtësi me më shumë gola ​​në histori të La Ligas. Ramos është një lojtar special.

Modric:  Rikthimi i papritur  

Kroati ishte i fundit nga këta të tre që gjeti formën e tij më të mirë, pasi nuk u pa në nivel që nga Kupa e Botës, dhe fitimit të “Topit të Artë” në vitin 2018.

Edhe në formën më të dobët, Zinedine Zidane i besoi atij dhe besimi tani është shpërblyer.

Modric është duke e dëshmuar veten si mesfushori më i mirë në Evropë dhe ai do të kërkojë të bëjë të njëjtën, ndërsa kontrata e tij do të përfundojë në vitin 2021.

Benzema: Sulmuesi i keqkuptuar

Mungesa e tij në ekipin kombëtar të Francës, është një studim në vete, por ai është një kandidat për “Topin e Artë” me paraqitjet këtë vit.

Ai shënoi 30 gola sezonin e kaluar, por kjo formë u lidh edhe këtë sezon.

Në këtë sezon ai tashmë ka shënuar 24 gola në të gjitha garat.

19 prej tyre i ka shënuar në La Liga, duke qëndruar me tre gola pas Lionel Messit në garë për “Pichichi”.

Ashtu si Ramos, ai pas rifillimit ka shënuar pesë gola dhe ka dhënë dy asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Inter Miamit po i lejohet të thyejë një rregull të rreptë të MLS falë Messit

Ndërkombëtare
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori