LAJMI I FUNDIT:

Pirelli mund t’i ndihmojë Interit që ta transferojë Messin

Pirelli mund t’i ndihmojë Interit që ta transferojë Messin

Shefi ekzekutiv i Pirellit, Marco Tronchetti, ka thënë se sponsori i Interit mund t’u ndihmojë Nerazzurrëve që ta transferojnë superyllin e Barcelonës, Lionel Messi, por edhe presidenti i zikaltërve, Steven Zhang, duhet të bëjë përpjekje maksimale.

E ardhmja e argjentinasit është vënë sërish në pikëpyetje, ndërsa është spekuluar se kapiteni i Blaugranëve mund të largohet nga Camp Nou pas përfundimit të kontratës në vitin 2021.


33-vjeçari është lidhur edhe në të kaluarën me Messin, ndërsa ish-presidenti Massimo Moratti pati deklaruar se kjo nuk ishte “një ëndërr e ndaluar”.

(Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Tronchetti, megjithatë, ka thënë se kriza e coronavirusit mund të pengojë Pirellin që të kontribuoju ashtu siç ndihmoi Fiati në transferimin e Cristiano Ronaldos te Juventusi.

Bartomeu: Messi do të pensionohet te Barca
Lexo po ashtu Bartomeu: Messi do të pensionohet te Barca

“Sinqerisht, në një kohë të këtillë, nuk jemi në gjendje të investojmë në sport më shumë se kaq, mes Formula 1, Kupës së Amerikës dhe Interit”.

“Duhet t’i kërkojmë Steven Zhangut që të përpiqet më shumë. Ne mund të ndihmojmë, por nuk mund të bëjmë asgjë të rëndësishme”, ka deklaruar Tronchetti për Gr Parlamento. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori