LAJMI I FUNDIT:

Bartomeu: Messi do të pensionohet te Barca

Bartomeu: Messi do të pensionohet te Barca
Lionel Messi (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Derisa në javët e fundit po spekulohet për të ardhmen e Lionel Messit, presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka thënë se argjentinasi do të pensionohet në Camp Nou.

Është spekuluar se superylli i Blaugranëve është duke hezituar ta nënshkruajë kontratën e re me klubin katalunas, ndërkohë që janë përmendur destinacionet e mundshme.


“Nuk do t’i shpjegoj detajet, sepse jemi të përqendruar në garë dhe po bisedojmë me shumë lojtarë, mirëpo Messi na ka shpjeguar se dëshiron të qëndrojë dhe ne do ta shijojmë për një kohë më të gjatë. Nuk ka dyshim se ai do të vazhdojë me klubin”.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

“Messi e ka thënë në shumë raste se dëshiron ta përfundojë karrierën profesionale të lojës te Barcelona”, citon AS fjalët e Bartomeut.

Juventusi ishte përmendur si një prej destinacioneve të mundshme të 33-vjeçarit, ku do të luante me rivalin e tij më të madh, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

Barcelona kërkon që El Clasico të riluhet, kërkesë jo e rrallë për këtë edicion – pasi një tjetër derbi në Evropë ishte të njëjtës rrugë

La Liga
Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Arrestohen dy lojtarë të së njëjtit klub në Ligën Premier nën akuzat për përdhunim

Premier League
Kalo në kategori