Real Madridi ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në La Liga, pasi ka mposhtur bindshëm Malagën me rezultat 4-0.

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho zhvilloi një ndeshje të kontrolluar dhe e zhbllokoi rezultatin në minutën e 19-të.


Jude Bellingham realizoi pas një aksioni individual, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të portës.

Goli fillimisht u rishikua nga VAR-i, por pas ndërhyrjes së teknologjisë u konfirmua dhe Reali e dyfishoi epërsinë në minutën e 26-të për 2-0. Alfonso Herrero shënoi autogol pas një devijimi të pafat.

Vetëm katër minuta më vonë, madrilenët shënuan edhe golin e tretë. Kylian Mbappe e pati të lehtë të dërgonte topin në rrjetë pas asistimit të Trent Alexander-Arnold, duke çuar rezultatin në 3-0.

Në pjesën e dytë, Reali vazhdoi të kontrollonte ndeshjen. Bellingham ishte pranë golit të dytë personal në minutën e 55-të, por goditja e tij u përplas në shtyllë.

Malaga pati një mundësi të mirë për të shënuar në minutën e 64-t, por goditja e Juan Cruz kaloi fare pranë portës.

Mourinho bëri disa zëvendësime, ndërsa në minutën e 87-të në fushë hyri Arda Guler, i cili vetëm katër minuta më vonë vulosi fitoren. Turku ishte i qetë përballë portierit dhe realizoi për 4-0.


Në fund, Real Madridi mori një tjetër fitore të thellë dhe vazhdon me bilanc perfekt pas tri xhirove, duke kryesuar La Ligën me nëntë pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app