LAJMI I FUNDIT:

Thaçi ngushëllon familjet e viktimave nga COVID-19, kërkon nga qytetarët t’i respektojnë masat

Thaçi ngushëllon familjet e viktimave nga COVID-19, kërkon nga qytetarët t’i respektojnë masat

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se rritja e numrit të të vdekurve në ditët e fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia COVID-19 është ende i lartë.

Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa ka kërkuar nga qytetarët t’i respektojnë masat kundër përhapjes së coronavirusit.


“Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale”, shkruan Thaçi në Facebook. /Telegrafi/