LAJMI I FUNDIT:

Shkarkimi i Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse nuk pritet të përçajë LDK-në

Shkarkimi i Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse nuk pritet të përçajë LDK-në

Mbi 170 mijë vota iu besuan nga qytetarët, kryeparlamentares Vjosa Osmani, por as kjo nuk po e shpërfaq rëndësinë e saj në LDK. Megjithatë, pas shkarkimit nga pozitat udhëheqëse, ndikimi i saj në strukturat e partisë po shihet të jetë i vogël për të marrë një pjesë të anëtarësisë së kryetarit, Isa Mustafa.

Një gjë të tillë e thotë edhe ish homologu i Osmanit, nënkryetari LDK-së, Gazmend Muhaxheri.


Ai u shpreh se nuk do të ketë përçarje brenda partisë, por do të jenë më unike se çdoherë tjetër, derisa po shpreson se Vjosa Osmani do të vazhdojë aktivitetin e vet si anëtarë e thjeshtë e LDK-së.

“Jo nuk besoj që ka ngjallë përçarje. Lidhja Demokratike do të jetë më unike se çdoherë që ka qenë. Vjosa Osmani do vazhdon aktivitetin e saj si anëtare e partisë”, thotë Muhaxheri, për KosovaPress.

Se Vjosa Osmani nuk mund të përçajë LDK-në e thotë edhe analisti politik, Ramush Tahiri.

“Nuk shoh që Vjosa Osmani mund të heqë më shumë se tre-katër deputetë edhe nëse tërheq, nuk shoh se mund të përçahet LDK-ja në këtë rast”, thotë Tahiri.

Ai e vlerëson normale shkarkimin e Osmanit nga pozitat udhëheqëse në LDK.

Sipas tij, në secilin parti politike në Kosovë do të veprohej njësojë kur shkelet statuti i partisë.

“Secila parti qysh e zgjedhë qashtu e shkarkon udhëheqësin. Kjo është normë statuti, ndodhë tek të gjitha partitë, nuk është e përjashtuar LDK-ja prej saj. Kushdo që bie ndesh me statutin e partisë, vet largohet ose hiqet. Është shumë normale kjo që i ka ndodhur Vjosa Osmanit”, u shpreh ai.

Dy javë më parë me 70 vota pro, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së ka shkarkuar nga pozitat udhëheqëse, Vjosa Osmanin, kjo si pasojë e mos votimit të qeverisë Hoti dhe kundërshtimin e disa vendimeve partiake.

Ndërkaq, Osmani e cila është edhe kryetare e Kuvendit kërkoi qasje në votimin e KP të partisë për të verifikuar secilën votë. Një mundësi të tillë pritet t’ia aprovojë kryetari i LDK-së, Isa Mustafa./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori