LAJMI I FUNDIT:

Rivaldo ‘lëshon bombën’: Messi mund të ribashkohet me Guardiolan te Man City ose të luajë me Ronaldon te Juventusi

Rivaldo ‘lëshon bombën’: Messi mund të ribashkohet me Guardiolan te Man City ose të luajë me Ronaldon te Juventusi

Legjenda brazilian Rivaldo ka thënë se Lionel Messi mund të joshet nga një ribashkim me trajnerin Pep Guardiola në Manchester City ose të luajë së bashku me rivalin e urryer, Cristiano Ronaldon, pas spekulimeve për të ardhmen e tij në Camp Nou.

Radioja spanjolle Cadena SER raportoi të enjten dhe premten se Messi do të përfundojë kontratën e tij aktuale në Barca dhe do të largohet në verën e 2021.


Largimi i Messit nga Barcelona mbetet i pamundur përkundër trazirave rreth klubit për momentin, por nëse ai do të vendoste për një largim, shumë klube do të interesoheshin.

Manchester City ka qenë i lidhur në të kaluarën dhe ish-sulmuesi i Barçës, Rivaldo beson se ai mund ta bënte lehtësisht kalimin në Ligën Premier.

Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona
Lexo po ashtu Messi ka vendosur të largohet nga Barcelona

“Nëse ai po mendon të largohet nga klubi, atëherë diçka nuk duhet të jetë e mirë në zhveshtore te Barcelona dhe mbase është i lodhur me të gjitha problemet e vazhdueshme që kanë rrethuar klubin në muajt e fundit”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

“Kur të mbarojë kontrata e Messit, ai do të jetë 34 vjeç, por me klasin e tij mendoj se ai akoma mund të luante lehtësisht në Ligën Premier”.

“Do të jetë e trishtueshme ta shohim atë duke e lënë Barcelonën, ​​pasi përfundon përfundimisht kontrata e tij, por unë ende shpresoj se ai mund të qëndrojë”.

“Megjithë lidhjen e tij me klubin, ai ka të drejtë të lëvizë nëse dëshiron dhe ribashkimi me Pep Guardiolan te City do të jetë joshës për të, pasi që të dy formuan një partneritet të shkëlqyeshëm të trajnerit dhe lojtarit në Barça”.

Klubi i ardhshëm potencial i Lionel Messit: Juventusi mbetet klubi i dytë favorit që mund ta marr yllin e Barcelonës
Lexo po ashtu Klubi i ardhshëm potencial i Lionel Messit: Juventusi mbetet klubi i dytë favorit që mund ta marr yllin e Barcelonës

Një tjetër destinacion i mundshëm që është kërkuar për Messin është Juventusi, ku ai mund të përmbushte ëndrrat më të çmendura të shumë tifozëve të futbollit duke luajtur përkrah Ronaldos.

Përndryshe, Messi mund të zëvendësojë portugezin, i cili deri në verën e vitit 2021 do të jetë 36 vjeç dhe mund të jetë në kërkim të një sfide të re.

“Me gjithë këtë spekulim, unë besoj se disa agjentë tashmë po ëndërrojnë për një dyshe Messi-Ronaldos te Juventus dhe sa e madhe do të jetë në të gjithë globin”.

“Nëse kjo do të ndodhte do të kishte një ‘bum’ në botë dhe besoj se Juventusi do të rimarrë shpejt çdo investim nga argjentinasi falë nxitjes që ata do të merrnin nga shikimi i ndeshjeve dhe marketingu”.

Messi ka paralajmëruar largimin nga Barcelona, këto janë pesë klubet e mëdha që e duan gjeniun argjentinas
Lexo po ashtu Messi ka paralajmëruar largimin nga Barcelona, këto janë pesë klubet e mëdha që e duan gjeniun argjentinas

“Do të ishte historike të shohim të dy duke luajtur së bashku dhe jam i sigurt që shumë sponsorë të Juves do të donin të ndihmonin financiarisht, kështu që, është gjithashtu një mundësi për Messin”.

“Nëse ka zëra për largimin e tij, sigurisht që çdo klub do të mendojë se si mund ta firmosin atë, por dy lojtarët më të mirë në botë në 10 vitet e fundit duke luajtur në të njëjtin klub do të ishin diçka e madhe”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori