LAJMI I FUNDIT:

Qindra zyrtarë republikanë të George W. Bush, përkrahin kandidatin demokrat Joe Biden

Qindra zyrtarë republikanë të George W. Bush, përkrahin kandidatin demokrat Joe Biden

Qindra zyrtarë që kanë punuar për ish-Presidentin republikan, George W.Bush, kanë vendosur të mbështesin kandidatin demokrat, Joe Biden, në zgjedhjet e ardhshme të SHBA-së që do të mbahen në muajin nëntor.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët të cilët përfshijnë sekretarët e kabinetit dhe disa të tjerë në administratën e Bush, kanë formuar një komitet të aksionit politk “-43 Alumni për Biden”, për të mbështetur atë në garën e 3 nëntorit, thanë organizatorët për Reuters.


Bush ishte presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet e ditur se përkrahja ndaj Biden nga zyrtarët e grupit republikanë do të fillojë edhe në rrjetin social Facebook, të cilët do të përpiqen të fitojnë votat në shtetet më konkurruese. /Telegrafi/