LAJMI I FUNDIT:

Carl Bildt dhe Enver Hoxhaj përplasen rreth aktakuzës së Speciales për Thaçin e Veselin

Carl Bildt dhe Enver Hoxhaj përplasen rreth aktakuzës së Speciales për Thaçin e Veselin

Bashkëkryesuesi i Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, Card Bildt, nëherësh edhe ish-kryeministër i Suedisë, ka komentuar aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së Kadri Veseli. E deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se deklarata e Bildt është e dyshimtë dhe deklaratë linçuese.

Carl Bildt përmes një shkrimi ka treguar ngjarjet që mund të ndodhin tash pas ngritjes së aktakuzës për presidentin Thaçi dhe kryetarin e PDK-së, Kadri Veselin.


Bildt, ka thënë se nëse akuzat që janë bërë tani publike konfirmohen, atëherë Presidenti Hashim Thaçi praktikisht përballet me arrestimin, “dhe do të shkojë në Hagë ku do të përballet me një proces gjyqësor të gjatë e të komplikuar, ku mbrojtja e dëshmitarëve do të jetë një problem. Do të zgjasë me vite. Dhe kjo padyshim do të shkaktojë pështjellim të madh në politikën e Kosovës”.

Por, ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, dhe ka thënë se këto deklarime janë të dyshimta dhe linçuese.

Hoxhaj, përmes rrjetit social Twitter tha se deklaratat e tilla linçuese nuk janë aktgjykim dhe as nuk e bëjnë dikë të jetë fajtor.

“I dashur Carl Bildt, deklarata linçuese nuk është aktgjykim dhe as që e bënë dikë fajtor. Ju ishit dashur ta theksonit këtë parim elementar, por më të rëndësishmin të drejtësisë. E ardhmja e Kosovës dhe stabiliteti janë shumë më të rëndesishme se sa disa deklarata të dyshimta.”, i ka reaguar Hoxhaj në Twitter.

Por, menjëherë pas këtij reagimi të Hoxhajt, erdhi edhe reagimi i Carl Bildt, duke ia kthyer deputetit të PDK-së, se stabiliteti dhe fuqia e Kosovës është pika kyqe e jo qëndrimet individuale.

“Kjo është pikërisht ajo çfarë ne mendojmë. Stabiliteti dhe fuqia e Kosovës është kyqe pikërisht tani – jo qëndrimet individuale”, ka shkruar Bildt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori