Sot janë ekzekutuar pagesat për skemat pensionale dhe skemat tjera sociale si dhe pagesa për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%.
Ministria e Financave ka njoftuar se sot ka ekzekutuar pagesat për skemat pensionale dhe sociale për 289,613 përfitues për muajin Qershor 2020, sipas afatit të zakonshëm për pagesën e këtyre skemave mujore, si në vijim:
• Pensionet Bazë,
• Pensionet Kontributive,
• Pensionet për Personat me Aftësi të Kufizuar,
• Pensionet e FSK,
• Pensionet e TMK,
• Pensionet e Parakohshme – Trepça,
• Kompensimi për Personat e Verbër,
• Pensionet Familjare,
• Pensionet Invalidëve të Punës,
• Kompensimi për personat Paraplegjik dhe Tetraplegjik,
• Familjet e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të Përhershme,
• Strehimit Familjarë Brenda Farefisit,
• Strehimit Familjarë Jashtë Farefisit,
• Pensionet e Veteranëve,
• Pensionet për Viktimat,
• Pensionet e Invalidëve të Luftës,
• Pushimin e Lehonisë,
• Kompensimi i Arsimit për vitet e 90-ta.
“Pagesa e muajit Qershor përfshin edhe zbatimin e masës dy (2) për përfitimin e shtesës prej 30 Euro për kategoritë e caktuara si dhe pagesën për të ri-kthyerit përkohësisht në listat e përfituesve, të paraparë me pakon emergjente fiskale, me ç’rast është përmbyllur edhe ekzekutimi i kësaj mase të pakos emergjent” thuhte në njoftimin e MF-së.
Po ashtu, Ministria e Financave njofton se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për masën 3b-subvencionimi i qirasë deri 50%, për 3,599 përfitues në vlerë totale prej 634,064.78 Euro, ndërsa janë në proces të finalizimit edhe 4,193 përfitues në vlerë totale 1,354,685.70 Euro.
“Shfrytëzojmë rastin të lusim përfituesit që të kenë kujdes të shtuar, të shmangin radhët apo grumbullimin para sporteleve, në pajtim me udhëzimet nga institucionet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së COVID-19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit