LAJMI I FUNDIT:

Festivali i mishit të qenve në Kinë vazhdon të zhvillohet, pavarësisht rënies së vizitorëve shkaku i coronavirusit

Festivali i mishit të qenve në Kinë vazhdon të zhvillohet, pavarësisht rënies së vizitorëve shkaku i coronavirusit

Vullnetarët në një strehimore qensh në Pekin japin trajtime për dhjetëra kafshë të shpëtuara të cilat ishin të lidhura me një festival të diskutueshëm të mishit të qenve që po zhvillohet këtë javë në jug të Kinës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për ngjarje vjetore në qytetin Yulin gjithmonë provokon zemërim nga aktivistët e të drejtave të kafshëve.

“Është çnjerëzore dhe barbare”, citohet të ketë thënë Jeffrey Bari, themeluesi i organizatës “No Dogs Left Behind”, e cila mban rreth 200 qen në rrethime të mëdha teli në periferi të kryeqytetit kinez dhe i ri-strehon ata.


Siç bëhet e ditur, aktivistët shpëtojnë qindra qen çdo vit duke “bastisur” thertore dhe duke “ndjekur” kamionët.

Ata thonë se tregtarët vjedhin kafshët shtëpiake dhe endacakët dhe i transportojnë ato në distanca të gjata, kryesisht në jug të vendit.

“Ju ndjeni një lloj arritjeje sepse keni ndryshuar jetën e disa qenve”, tha Ling, një vullnetar në qendër.

Mishi i qenve tradicionalisht besohet se është i mirë për shëndetin në pjesë të caktuara të Kinës, por zakoni ka qenë në rënie të vazhdueshme pasi banorët gjithnjë e më të pasur urbanë zgjedhin t’i mbajnë kafshët si kafshë shtëpiake.

Ndërkohë edhe përhapja e COVID-19 duket se ka zvogëluar më tej oreksin për mish qeni pasi sëmundja u lidh me një treg në qytetin qendror të Wuhan.

Mes shqetësimeve në rritje për higjienën, ligje të reja në Kinë ndalojnë konsumin dhe tregtinë e kafshëve të egra.

Ndërsa ligji nuk zbatohet për mishin e qenve, Shenzhen dhe Zhuhai – qytete jugore jo larg Julin – ndaluan konsumin e qenve në prill, duke u bërë qytetet e para në Kinë që e bënë këtë.

Dhe muajin e kaluar, ministria e bujqësisë i klasifikoi qentë si kafshë shoqëruese, jo bagëti, megjithëse nuk ndaloi në mënyrë të qartë ngrënien e mishit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Bild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit

Evropa
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave

Turqia
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori