LAJMI I FUNDIT:

​Selimi: Mbetemi të koordinuar me UNICEF për përmirësimin e kuadrit ligjor për të drejtat e fëmijëve

​Selimi: Mbetemi të koordinuar me UNICEF për përmirësimin e kuadrit ligjor për të drejtat e fëmijëve

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, sot ka pritur në takim shefin e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin.

Ministri Selimi, gjatë diskutimit me Sahini, fillimisht falënderoi UNICEF-in për mbështetjen që i ka dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës përmes programeve të tyre, me theks të veçantë për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në vendin tonë.


Gjatë këtij takimi u potencua nevoja për një zbatim më efektiv të legjislacionit ekzistues dhe bashkëpunim më të madh mes niveleve të ndryshme të autoriteteve përgjegjëse në këtë drejtim. Sipas Ministrit Selimi, Kosova ka ndërtuar legjislacion bashkëkohor për drejtësinë për të mitur, në bashkëpunim të ngushtë me UNICEF, ligje këto të cilat janë të zbatueshme për të gjithë fëmijët në territorin e Kosovës.

Poashtu në takim palët biseduan për ri-integrimin e të miturve të burgosur, adresimin e çështjeve për mbrojtjen e fëmijëve-viktima të veprave penale dhe për mundësitë për ta bërë drejtësinë për të miturit më të qasshme dhe më të kuptueshme për ta.

Ministri i Drejtësisë, Selimi u sigurua për mbështetje të mëtejme nga UNICEF përmes projekteve të përbashkëta për të avancuar më tej fuqizimin e kuadrit ligjor dhe institucional për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve në Kosovë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori