LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposht Drenicën edhe në ndeshjen kthyese, kalon në finale të Kupës së Kosovës

Prishtina mposht Drenicën edhe në ndeshjen kthyese, kalon në finale të Kupës së Kosovës

Prishtina ka mposhtur Drenicën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës me rezultat 2-3 duke kaluar në finale të kësaj gare me rezultat të përgjithshëm 6-2.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar serinë e qind për qind pas rikthimit të futbollit nga pandemia, duke marr fitoren e katërt radhazi mes Kupës dhe kampionatit.


Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominiom nga Prishtina, e cila përveç rasteve të shumta, arriti t’i shënojë edhe dy gola.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 27-të dhe ishte Leonit Abazi, i cili shënoi një supergol nga distanca për 0-1.

Në minutën e 33-të erdhi goli i 2-0 dhe ishte mesfushori Endrit Krasniqi që shënoi nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e hapur dhe e barabartë nga të dyja skuadrat, ku më të mirë ishin Drenica me dy gola, për dallim nga një e Prishtinës.

Megjithatë, të parët shënuan mysafirët me anë të mbrojtësit Leotrim Bekteshi, i cili shënoi nga penalltia për 3-0.

Drenica u kthye në lojë në minutën e 66-të me anë të Flamurt Mulecit që shënoi për 1-3, ndërsa Kerim (85’) shënoi një supergol për 2-3 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Prishtina kalon në finale të Kupës së Kosovës, ku do ta presë Ballkanin që eliminojë Feronikelin falë një barazimi me gola (1-1) në Drenas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori