LAJMI I FUNDIT:

Lippi flet për trajnerët italianë, nga Conte te Gattuso dhe Inzaghi

Lippi flet për trajnerët italianë, nga Conte te Gattuso dhe Inzaghi

Marcello Lippi beson se Antonio Conte tashmë është një trajner i madh, ndërsa Gennaro Gattuso po bëhet një trajner i mirë.

Gattuso kaloi një fillim të vështirë për të fituar nëntë nga 15 ndeshjet e tij që nga zëvendësimi i Carlo Ancelottit në dhjetor, dhe Lippi ka shpresa të mëdha për trajnerin e Napolit.

“Conte është një trajner i madh, Gattuso është duke u bërë Gattuso”, ka thënë fillimisht Lippi për Gazzetta dello Sport.


Dybala: Gattuso është i çmendur, kam kaluar shumë mirë me të te Palermo
Lexo po ashtu Dybala: Gattuso është i çmendur, kam kaluar shumë mirë me të te Palermo

“Ai është në rritje dhe ai e tregon atë te Napoli. Ai arriti në një moment të vështirë dhe pothuajse dukej si fundi i një epoke për ekipin, mes dëmtimeve dhe situatave të vështira”.

“Ai i bëri ata të luanin me mençuri, qetësi, qëndrueshmëri dhe madje edhe ngurtësi në sjelljen e tyre. Ne mund të shohim tani që është ekipi i Gattusos”.

Cannavaro ëndërron të kthehet te Napoli dhe të bëhet simbol i klubit
Lexo po ashtu Cannavaro ëndërron të kthehet te Napoli dhe të bëhet simbol i klubit

“Fabio Cannavaro po bën shumë mirë në Kinë, ai po fiton. Ai dëshiron të kthehet në Itali në një moment: Mendoj se ai do të donte të trajnoj ekipin kombëtar një ditë”.

“Pastaj ka edhe të tjerë si Nesta, Inzaghi, Oddo … ka shumë prej tyre. Ata do të fitojnë përvojë dhe përfundimisht do të punojnë në Serie A”, përfundoi trajneri legjendar italian. /Telegrafi/