LAJMI I FUNDIT:

Cannavaro ëndërron të kthehet te Napoli dhe të bëhet simbol i klubit

Cannavaro ëndërron të kthehet te Napoli dhe të bëhet simbol i klubit

Trajneri i Guangzhou Evergrande, Fabio Cannavaro ëndërron një rikthim te Napoli dhe pretendon se Milani bëri gabim që lejoi largimin e Gennaro Gattusos.  

Ish-mbrojtësi u largua nga Napoli pas vetëm tre sezoneve me ekipin e parë në San Paolo dhe ai kurrë nuk u kthye si lojtar, por zbuloi se shpreson ta bëjë këtë si trajner.


“Unë fillova si trajner pesë vjet më parë dhe ëndërroj që një ditë të stërvit një ekip të shkëlqyeshëm, Napoli është njëri prej tyre”, ka thënë fillimisht Cannavaro për Sport Mediaset.

Kina i rikthehet normalitetit pas coronavirusit, Cannavaro: Ka vetëm një mënyrë për ta mposhtur këtë pandemi
Lexo po ashtu Kina i rikthehet normalitetit pas coronavirusit, Cannavaro: Ka vetëm një mënyrë për ta mposhtur këtë pandemi

“Kam pasur fatin të kem trajnerët më të mirë të 50 viteve të fundit dhe shpresoj të marr me vete diçka nga secili prej tyre”.

“Ditën kur vendos të kthehem në Evropë, shpresoj se do të jem gati. Gjithmonë më ka munguar Napoli, u largova si 21-vjeçar por kam qëndruar shumë afër”.

Cannavaro si lojtar te Napoli

“Kam jetuar në shumë qytete të botës, por do të përfundoj në Napoli, si një fëmijë që ëndërroja të bëhesha një simbol i ekipit”.

Napoli zëvendësoi Carlo Ancelottin me Gattuson në dhjetor të vitit 2019 dhe Cannavaro ka pohuar se ai tashmë ka treguar pse meriton besimin në San Paolo.

Ta kujtojmë paraqitjen e Fabio Cannavaros ndaj Gjermanisë në Kampionatin Botëror 2006 – ndeshja më e mirë e një mbrojtësi ndoshta në histori
Lexo po ashtu Ta kujtojmë paraqitjen e Fabio Cannavaros ndaj Gjermanisë në Kampionatin Botëror 2006 – ndeshja më e mirë e një mbrojtësi ndoshta në histori

“Milani bëri një gabim, për fat të keq ata nuk e kuptuan atë”.

“Rino është i përgatitur, ai ju jep besim, ai ju bën të luani mirë dhe prandaj meriton besimin e Napolit”, përfundoi legjenda italiane. /Telegrafi/

Cannavaro dhe Gattuso

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Arsenali është gati të shesë yllin e skuadrës, zbulohet çmimi i tij

Premier League
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Sacchi dhe Capello e këshillojnë Milanin për trajnerin e ri, por me një kusht

Serie A
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

Barcelona kontakton Bayern Munichun për yllin e skuadrës

La Liga
Kalo në kategori