Arton Demhasaj nga Lëvizja Çohu e sheh qeverinë e re të Kosovës me legjitimitet të cunguar dhe të lënduar për nga mënyra si është formuar. Por ai mendoj se kjo qeveri ka autoritet për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Demhasajt, arsyeja kryesore pse Kosova ka kryeministër Avdullah Hotin është dialogu me Serbinë.
“Përkundër që LDK para elektoratit ka kërkuar votën për Vjosën, tash kemi një tjetër kryeministër e që është Avdullah Hoti. Mendoj që për këto arsye qeveria e Hotit do të ketë një legjitimitet të cunguar dhe lënduar në esencë. Sa i përket autoritetit jemi në rregull për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Demhasaj për RTV Dukagjinin.
“Arsyeja kryesore pse sot e kemi qeverinë Hoti është procesi i dialogut dhe tendenca për të arritur një marrëveshje me Serbinë. Në momentin kur të përfundon arsyeja pse është bërë kjo qeveri, edhe mund të shkarkohet. Madje mund të shkarkohet nga vet PDK-ja me bashkimin e votave me Vetëvendosjen”, shtoi më tej Demhasaj përcjell Telegrafi.
Ndërsa për Betim Musliun e IKD zhgënjim është emri i disa ministrave që kanë probleme me drejtësinë. Musliu thotë se qeveria duhet ta mbajë fjalën dhe të fillojë me reformat e domosdoshme në drejtësi.
“Ne si Institut i Kosovës për Drejtësi së pari shprehim zhgënjimin tonë për emrat që janë përfshirë në këtë qeveri ku ka edhe persona që kanë aktakuza aktive. Ne kemi kërkuar nga Hoti që të mos ketë persona me integritet të kontestuar në kabinetin qeveritar. Pa një veting të thellë në sistemin e drejtësisë nuk mund të ketë reformë dhe nuk mund të ketë as luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, deklaroi Musliu.
Musliu thotë më tej se edhe Qeveria Haradinaj e ka pasur në plan program vettingun por gjatë ushtrimit të pushtetit e kanë harruar atë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t’u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak