LAJMI I FUNDIT:

Kim Kardashian ‘akuzohet‘ se përdori photoshop në fotografinë e vajzës së saj për ta bërë atë të duket më e dobët

Kim Kardashian ‘akuzohet‘ se përdori photoshop në fotografinë e vajzës së saj për ta bërë atë të duket më e dobët
Kim Kardashian (Foto: Getty Images/Guliver)

Fansat e Kim Kardashian janë acaruar sërish pas publikimit të një fotografie të 39-vjeçares gjatë pushimeve të saj me bashkëshortin dhe fëmijët, North dhe Saint.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, është ‘goditur’ sërish nga fansat për përdorimin e ‘photoshopit’, por këtë herë për një fotografi të vajzës së madhe të saj.

Llogaria në Instagram “CelebFace” e akuzoi Kim për foton që së pari u publikua në vitin 2018 nga një festë familjare e Kardashian – West në Bali – ku shfaqet vajza e saj North, katër vjeçe në atë kohë.


Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Ndjekësit e faqes vërejtën që Kardashian ka edituar imazhin e vajzës së saj, në mënyrë që ajo të duket më e dobët.

“Çfarë obsesioni i sëmurë. Bëni ‘photoshop’ fytyrën tuaj, trupin tuaj ose çfarëdo që dëshironi, por ju lutemi lini fëmijët tuaj të qetë. Kjo është e trishtueshme”, ka thënë një fans.

“Të ka mbetur edhe një dorë tjetër tek flokët”, Kim Kardashian kritikohet nga fansat për dështimin me photoshop
Lexo po ashtu “Të ka mbetur edhe një dorë tjetër tek flokët”, Kim Kardashian kritikohet nga fansat për dështimin me photoshop

Një tjetër tha, “Pse ajo bëri ‘photoshop’ fëmijët e saj, për t’i bërë ata të duken më të dobët?”.

“Ajo kurrë nuk do të bënte ‘photoshop’ North për të ndryshuar peshën e saj”, ka shkruar një tjetër.

Kim Kardashian dhe vajza e saj, North (Foto: Instagram)

Përveç fotografisë së vajzës, Kim akuzohet shpesh për përdorimin e ‘photoshopit’ edhe në dukjen e saj, përfshirë këtu edhe motrën Kylie Jenner. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Momenti kur banorët vërejnë mungesën e Gjestit pas tentativës për arratisje

Magazina
Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Magazina

"Mu ngushtua për brenda zemra, desha të ikja", Gjesti diskuton me Eglin pas momentit kur dyshohet se tentoi të arratisej nga BBVA

Magazina
Kalo në kategori