LAJMI I FUNDIT:

Sulmohen tre persona në Graçanicë, të dyshuarit në arrati

Sulmohen tre persona në Graçanicë, të dyshuarit në arrati
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre serbë janë sulmuar nga katër persona, rom.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gushtericë në Graçanicë, të dielën në ora 16:00.

“Një mashkull  K/Serb ka raportuar se katër të dyshuar  meshkuj K/Rom  i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat meshkuj K/Serb”, thuhet në raport.


Viktimat kanë pranuar trajtim  mjekësor në spitalin e Graqanicës.

Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa rasti është nën hetime nga njësitë relavante policore. /Telegrafi/