Protestat në Shtetet e Bashkuara kanë arritur deri te pragu i Donald Trumpit pasi protestuesit janë përplasur me Shërbimin Sekret dhe policinë para Shtëpisë së Bardhë për ditën e dytë me radhë.
Duke brohoritur “Nuk po mund të marr frymë”, “Jeta e personave me ngjyrë ka peshë” dhe ofendime të mëdha ndaj presidentit Trump, qindra protestues e kanë rrethuar Shtëpinë e Bardhë.
Veturat e blinduara të Shërbimit Sekret, bashkë me policinë e kryeqytetit dhe policinë e parqeve u radhitën para protestuesve, duke e formuar një barrikadë në kohën kur presidenti Trump u kthye nga një udhëtim në Florida, shkruan “The Guardian”.
Sheshi “Lafayette”, i cili ndodhet përballë Shtëpisë së Bardhë, u rrethua me barriera të hekurta.
Protestat para Shtëpisë së Bardhë filluan të premten, kur një grup prej qindra njerëzve u mblodh para vendbanimit të presidentit. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se protestuesit mund të përballen me qen të dhunshëm dhe armë, të cilat mbaheshin nga Shërbimi Sekret.
Të shtunën, disa protestues qëndruan afër Shtëpisë së Bardhë, ndërsa të tjerët marshuan rrugëve duke brohoritur “Pa drejtësi e pa paqe” dhe “Thuaja emrin: George Floyd”. Turma ishte e zemëruar dhe disa folës kërkuan që marshuesit të qëndrojnë të qetë.
Protestuesit i kaluan pengesat afër Shtëpisë së Bardhë dhe u futën në parkun që ndodhet afër saj, por policia ia largoi me mburoja, shkopinj e sprej. Protestuesit i dëmtuan disa automjete të Shërbimit Sekret.
Presidenti Trump ka bërë pak për ta qetësuar situatën. Postimet e tij në Twitter të premten u kritikuan ashpër nga kryetarja e Uashingtonit, Muriel Bowser, e cila tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë po e përdor gjuhën e përçarësve gjatë epokës së luftës për të drejtat civile.
Në mbrëmjen e asaj dite, presidenti amerikan shkroi se udhëheqësit në Minneapolis do të duhej ta angazhonin më herët Gardën Kombëtare.
Shërbimi Sekret njoftoi të shtunën përmes një deklarate se gjashtë protestues janë arrestuar në Uashington dhe disa zyrtarë janë lënduar. /Gazeta Express/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Shkalla e shkatërrimit është e madhe dhe e paprecedentë” – OKB vlerëson se rindërtimi i Gazës do të kushtojë 30 deri në 40 miliardë dollarë
Shoferi me gjasë nuk i kishte bërë matjet mirë – momenti kur një kamion me zhavorr përplaset në një mbikalim në Detroit
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë
I ndodhë sërish Aleksandar Vulinit, filmohet në Kuvendin e Serbisë duke “folur dhe grindur me veten”
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë
Samiti i paqes për Ukrainën: Çfarë është dhe a do të jetë Rusia pjesë e tij?
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Babai nga New Jersey detyronte të birin 6-vjeç të vrapojë në “treadmill” sepse besonte se ishte “shumë i plotë – 12 ditë më vonë vogëlushi ndërron jetë nga abuzimi “kronik”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit