Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku ka bërë të ditur se do të kandidojë përsëri për kryetar të Komunës së Skenderajt.
Lushtaku në emisionin “Personale” në RTV Dukagjini thotë se sa ka qenë në krye të komunës ka bërë shumë punë por edhe shumë të tjerë i kanë mbetur peng pse nuk ka mundur t’i mbarojë.
“Një prej dëshirave të mia ka qenë penda e qytetit. E kam filluar ta bëjë edhe qendrën e familjes së dëshmorëve. Për fat të keq ashtu si e kam lënë unë ashtu ka mbet dhe askush asnjë tullë nuk e ka vendos”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Lushtaku thotë se ia ka lëshuar Bekim Jasharit pozitën e kryetarit por në zgjedhjet e ardhshme lokale ka vendosur të kandidojë përsëri për kryetar të Komunës.
“Kam vendosur përsëri të kandidojë dhe t’i mbarojë projektet e lëna në gjysmë. Unë prej katër vitesh edhe pse kam pasur përkrahjen e qytetarëve nuk kam mundur të jem kryetar dhe t’i kryej obligimet që më takojnë”, tha ndër të tjera Sami Lushtaku./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251