LAJMI I FUNDIT:

MSh-ja pranon donacion 100 mijë maska dhe mbi 10 mijë litra dezinfektues nga shteti i Polonisë

MSh-ja pranon donacion 100 mijë maska dhe mbi 10 mijë litra dezinfektues nga shteti i Polonisë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar sot nga Polonia një donacion prej 100 000 maskave dhe 10,350 litrave me dezinfektues për nevoja të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore.

“Ky kontigjent i ndihmës, i cili është dorëzuar sot në depon e Ministrisë së Shëndetësisë është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, COVID-19”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/