LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Policisë mbështet raportimin e Avokatit të Popullit për hetimet e 175 zyrtarëve policorë për përfitimin e statusit të veteranit

Sindikata e Policisë mbështet raportimin e Avokatit të Popullit për hetimet e 175 zyrtarëve policorë për përfitimin e statusit të veteranit

Sindikata e Policisë së Kosovës përmes një komunikatë ka shprehur mbështetjen e tyre ndaj raportimit të Avokatin e Popullit, i cili dje, në pajtim me mandatin e tij kushtetues dhe ligjor, publikoi raportin përkitazi me rastin nr. 717/2019, që ka të bëjë me mungesën e hetimeve efektive dhe cenimin e dinjitetit të një numri relativisht të madh të zyrtarëve policor nën hetim.

“Gjithashtu, Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga autoritete përkatëse, Prokuroria e Shtetit dhe Inspektorati Policor i Kosovës që, në pajtim me kompetencat dhe autorizimet ligjore, sa më parë të përmbyllin hetimet lidhur me çështjen e zyrtarëve policorë që trajtoi ky raport, ashtu siç edhe ka rekomanduar Avokati i Popullit”, thuhet në komunikatë.

Avokati i Popullit: Janë shkelur të drejtat themelore të 175 zyrtarëve policorë që janë në hetim për përfitimin e statusit të veteranit
Lexo po ashtu Avokati i Popullit: Janë shkelur të drejtat themelore të 175 zyrtarëve policorë që janë në hetim për përfitimin e statusit të veteranit

Avokati i Popullit ka publikuar raportin në lidhje me rastet e hetimeve të 175 zyrtarëve policor të cilët janë duke u hetuar për veprën e “Mashtrimit”, kurse raporti i Avokatit të Popullit, ka të bëjë me mungesën e hetimeve efektive dhe cenimin e dinjitetit të një numri relativisht të madh të zyrtarëve policor nën hetim.