LAJMI I FUNDIT:

Ish-futbollisti brazilian beson se ishte më i mirë se Messi, Ronaldo dhe Neymari

Ish-futbollisti brazilian beson se ishte më i mirë se Messi, Ronaldo dhe Neymari

Ish-futbollisti i njohur brazilian, Edilson ka befasuar të gjithë duke thënë se beson se ai ishte më i mirë se Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Neymar.

49-vjeçari, i cili luajti për ekipe si Palmeiras, Corinthians dhe Flamengo, shënoi gjashtë gola në 21 paraqitje për vendin e tij dhe ishte pjesë e ekipit fitues të Kupës së Botës të vitit 2002 në Japoni dhe Kore të Jugut.


Pavarësisht se nuk luajti kurrë në një kampionat kryesor evropian, Edilson vërtet vlerëson se ai është në një nivel më të madh se dy titanët e futbollit botëror, Messi dhe Ronaldo, për shkak të asaj medalje të fituar të Kupës së Botës.

“Topi i Artë” i Kupës së Botës, çmim që dhurohet nga viti 1982: Këtu janë të gjithë fituesit
Lexo po ashtu “Topi i Artë” i Kupës së Botës, çmim që dhurohet nga viti 1982: Këtu janë të gjithë fituesit

“Në rastin më të mirë, unë luaja më mirë se Neymar. Ai duhet të fitojë Kupën e Botës në mënyrë që të jetë më i mirë se unë”, ka thënë fillimisht Edilson për TV Bandeirantes.

Edilson gjatë një ndeshje ndaj Anglisë

“Unë kam personalitet dhe që Messi të jetë më i mirë se unë, ai gjithashtu duhet të fitojë Kupën e Botës”.

“Cristiano Ronaldo është vetëm forcë, ai godet mirë topin me të dy këmbët, por unë jam më i shkathët se ai”, përfundoi ish-lojtari brazilian.

Cristiano Ronaldo zbulon atë që admiron më shumë te Lionel Messi
Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo zbulon atë që admiron më shumë te Lionel Messi

Ndërsa besimi i tij është mjaft i admirueshëm dhe ai ka të drejtë që Messi dhe Ronaldo nuk e kanë fituar kurrë Kupën e Botës, por të mendosh se është më i mirë se këta dy legjenda vëretë duket një shaka e kripur.

Messi dhe Ronaldo kanë mbizotëruar nivelin më të lartë të futbollit për më shumë se një dekadë, duke fituar 11 Topa të Artë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori