LAJMI I FUNDIT:

Lautaro Martinez dëshiron vetëm Barcelonën

Lautaro Martinez dëshiron vetëm Barcelonën

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez do të dëshironte të bashkohej me Barcelonën nëse ai largohet nga klubi italian.

Muajve të fundit është raportuar se ishte një ‘luftë’ mes Barcelonës dhe rivalëve të tyre të Real Madridin për Martinezin, i cili thuhet se është objektivi kryesor i transferimit të Barça këtë verë.


Drejtuesit e klubit katalunas janë duke e udhëhequr garën për 22-vjecarin, i cili është identifikuar si pasuesi ideal afatgjatë i uruguaianit Luis Suarez.

Gazetari i Barcelonës zbulon marrëveshjen me Pjanicin, flet edhe për Lautaron, Rakiticin dhe Vidalin
Lexo po ashtu Gazetari i Barcelonës zbulon marrëveshjen me Pjanicin, flet edhe për Lautaron, Rakiticin dhe Vidalin

Sipas El Mundo Deportivo, Martinez nuk ka asnjë interes për një transferim teorik te Real Madridi, Manchester City dhe as te Paris Saint-Germain dhe ka kërkuar nga gjigantët italianë që të mos konsiderojnë qasje nga asnjë klub tjetër.

Argjentinasi ka shënuar 16 gola 31 paraqitje për Interin këtë sezon dhe ka impresionuar veçanërisht në garën evropiane, duke shënuar pesë në gjashtë ndeshje në Ligën e Kampionëve.

Marrëveshja e tanishme e Martinez shkon deri në qershor të vitit 2023 dhe u nënshkrua në korrik të 2018, kur Inter pagoi te Racing Club rreth 22 milionë euro për shërbimet e tij dhe ai me shpejtësi është vendosur si yll në Itali. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Dyshime se ndeshja mes Man United dhe Arsenalit ishte e kurdisur - tifozët vërshojnë me komente në rrjetet sociale

Premier League
Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bayerni zyrtarizon largimin e dy futbollistëve pas katër viteve qëndrim në Allianz Arena

Bundesliga
Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Pamje të tmerrshme, boksieri humb jetën pas goditjeve të marra në ring

Boks
Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Data, vendi dhe ora: Gjithçka gati për duelin e parë më të madh të këtij shekulli, Tyson Fury - Oleksandr Usyk

Boks
Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Ronaldo lidhet me një kalim te Leverkuseni, por çfarë kishte thënë Alonso për portugezin

Bundesliga
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit  – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit

Premier League
Kalo në kategori