LAJMI I FUNDIT:

Gazetari i Barcelonës zbulon marrëveshjen me Pjanicin, flet edhe për Lautaron, Rakiticin dhe Vidalin

Gazetari i Barcelonës zbulon marrëveshjen me Pjanicin, flet edhe për Lautaron, Rakiticin dhe Vidalin

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic thuhet se ka pranuar kushtet personale të ofruara nga klubi katalunas, Barcelona.

Sipas gazetarit të Barca TV, Francesc Aguilar, kampioni aktual spanjoll dhe mesfushori boshnjak kanë arritur marrëveshje mes tyre.


“Sipas informacionit tim, Barca tashmë ka rënë dakord për një marrëveshje me Pjanic”, ka thënë fillimisht Aguilar për TuttoJuve.com.

“Ai gjithmonë ka dashur të luajë për Blaugranët. Juventusi dëshiron të përmirësojë dhe zgjasë kontratën e tij me një vit, por për momentin nuk ka asgjë të re për këtë”.

Pjanic ka marrëveshje me Barcelonën
Lexo po ashtu Pjanic ka marrëveshje me Barcelonën

“Unë fola me njerëzit e afërt të Arthur Melo këtë mëngjes, dhe ata konfirmuan se ai nuk dëshiron të largohet nga Barcelona. Ai tashmë i tha ‘jo’ Interit, pasi ai mund të kishte qenë pjesë e lëvizjes së Lautaro Martinez”.

“Tani, përkundër përpjekjeve të Fabio Paratici, ai vazhdon të bllokojë çdo shitje dhe është edhe më shumë kundër idesë për të qenë pjesë e një shkëmbimi”.

“Juventusi ka provuar tashmë për Rakitic dhe u afruan. Ai dëshiron të kthehet në Sevilla , por andaluzianët nuk mund të paguajnë rrogën e tij”.

“Vidal ka një marrëveshje themelore me Interin dhe mund të shkojë atje si pjesë e marrëveshjes së Lautaro Martinez ose në një bisedim direkt me Barcën. Në çdo rast, ai dëshiron të ribashkohet me Antonio Conten”.

“Barça me të vërtetë pëlqen Mattia De Sciglio, i cili mund të jetë një përforcim i mirë nëse Nelson Semedo shkon në Manchester City, gjë që është e mundur pasi lojtari portugez kërkoi një ngritje të madhe të pagës”.

“Rugani u pëlqye pak më parë, por tani nuk është prioritet. Unë e shoh De Sciglion si më të mundshëm se Rugani”, përfundoi gazetari i Barca TV. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

Real Madridi i mbipopulluar në mesfushë - kush qëndron e kush mund të largohet

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

E kryer: Barcelona merr vendim final për Xavin

La Liga
Kalo në kategori