LAJMI I FUNDIT:

Të mërkurën policia arrestoi 28 persona, ata nuk respektuan orarin e lëvizjes

Të mërkurën policia arrestoi 28 persona, ata nuk respektuan orarin e lëvizjes

Në 24-orët e fundit në Kosovë janë arrestuar 28 persona, të cilët nuk kanë respektuar orarin e lëvizjes.

Numri më i madh i personave të arrestuar është në Prizren, gjithsej 17 persona, transmeton Telegrafi.

Ndërsa në Gjilan janë arrestuar 7 persona, në Pejë 3 persona dhe në Gjakovë 1 person.


Kujtojmë se nga 4 maji kanë hyrë në fuqi masat e reja të qarkullimit, ku qytetarëve iu lejohet të dalin dy herë në ditë nga 90 minuta. Koha kur ata mund të dalin është e përcaktuar në bazë të shifrës së parafundit të letërnjoftimit./Telegrafi/